Ballina

Qëllimi i përgjithshëm i fazës së dytë të APR është përmirësimi i mundësive të gjenerimit të të ardhurave dhe punësimit të të rinjve, në veçanti grave dhe minoriteteve, si dhe familjeve rurale në komunat e bjeshkëve të Sharrit dhe Kosovës juglindore.

Prandaj faza e II-të do të fokusohet më fuqishëm në thellimin dhe shtrirjen e ndikimit të arritur për modelet dhe zgjidhjet e fazës së I-rë. Ndër me të rëndësishmet do të përfshihen:

  1. Të rinjtë kanë qasje dhe do të shfrytëzojnë informata dhe shkathtësi adekuate për punësim: metodologjia e mësimit ka rezultuar si efikase në pajisjen e të rinjve femra dhe meshkuj pjesëmarrës me shkathtësitë e duhura dhe përgatitjen e tyre më të mirë për tu qasur në tregun e punës.
  2. Prodhuesit përmirësojnë shkathtësitë dhe janë me të lidhur me tregun dhe zinxhirët e përzgjedhur të furnizimit: Brenda katër zinxhirëve të përzgjedhur të furnizimit, APR do të ndihmoj integrimin e prodhuesve të vegjël, duke i shtyrë ata tek një produktivitet me i lartë dhe cilësi e produkteve dhe si shtesë do të kenë edhe të ardhura me të larta për familjet rurale.
  3. Bizneset rrisin konkurrueshmërinë e tyre përmes trajnimeve të përshtatura, cilësore dhe të përballueshme: APR do të nxis përformancë dhe rritje të përmirësuar të bizneseve lokale përmes investimit në arsim dhe aftësim jo formal të punëtorëve ekzistues dhe të ardhshëm. Arsyeja prapa këtij objektivi është që personeli më i kualifikuar dhe motivuar është një faktor përcaktues i konkurrueshmërisë së tregut.

 

Projekti do të implementohet nga viti 2016 deri në vitin 2018, dhe është i financuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation përmes departamentit të saj për mbledhje të fondeve, si dhe nga fondacioni privat Medicor (Lihtenshtajn).