Vizita e Stafit të Projektit APR në Tanzani -Programi U-Learn
23 Prill 2014
Dy zyrtarë nga stafi i Projektit “Aftësitë për Punësimi Rural” (APR) vizituan Tanzaninë – Rajonin Mwanza me datë 12 -19 prill 2014. Vizita u organizua nga Programi U-Learn, implementuar nga Swisscontact, Tanzani. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe njohurive për grupet e të mësuarit, mavuno-kursimet, mbështetje për praktikë dhe krijimin e vendeve të punës. Vizita ishte e dobishme për të dyja palët dhe pritet që të dy projektet t’i inkorporojnë disa prej aktiviteteve kryesore të mësuara gjatë kësaj vizite.



