Trajnim për rrobaqepsi
8 Prill, 2015
Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR), në bashkëpunim me biznesin privat DPZ Medina, kanë filluar trajnimin 30 ditësh për rrobaqepsi. Tetë femra nga fshatra të ndryshme të komunës së Kamenicës i janë bashkuar grupit të trajnimit, qëllimi i të cilit është fitimi i aftësive për rrobaqepsi. Sipas marrëveshjes së bazuar në rezultate, në fund të trajnimit, të gjitha pjesëmarrëset do të punësohen te DPZ Medina.



