Trajnim për Rrobaqepësi, Kamenicë
12 Mars 2014
Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR), ka filluar trajnimin me grupin e parë të të mësuari, për vitin 2014. Pas Vlerësimit të Shpejtë të Tregut në Kamenicë, grupi i të mësuarit i përbërë nga 14 femra do të trajnohen për rrobaqepësi. Trajnimi përmban 36 sesione , duke ua mundësuar rinisë përfitimin e aftësive të punësimit. Ky trajnim është duke u mbajtur në bashkëpunim me biznesin privat “Er-rosi”.
“Er-rosi” është i vendosur që pas përfundimit të suksesshëm të këtij trajnimi të punësoi pesë femra.




