Trajnim në fushën e pastiçerisë, Shtërpce
12 Mars 2014
Grupi potencial i të mësuarit nga fshati Gotovuse, ka kryer Vlerësimin e Shpejtë të Tregut, në Shtërpce dhe së bashku me projektin, kanë vlerësuar mungesën e produkteve të pastiçerisë, në lokalitet. Si rezultat i kësaj, menjëherë grupi i të mësuarit u formua ,i përbërë nga gjashtë femra, që kontribuoj edhe në identifikimin e trajnerit.Ky trajnim nisi në fillim të muajit Mars dhe do të përbëhet nga 20 sesione. Grupi i të mësuarit planifikon të vetë-punësohet.



