Trajnim i avancuar për bletari
22 Gusht 2013

Projekti APR ka organizuar sesione për ndërtimin e kapaciteteve për një bletari të qëndrueshme për bletarët e Kamenicës. Trajnimi i ofruar (30 ditësh) përmirësoi praktikat dhe aftësitë e bletarisë të 5 bletarëve, të cilët tashmë janë në gjendje të prodhojnë mjaltë dhe bletë kualitative duke i përdorur me saktësi mjetet e punës. Trajnimi u zhvillua në Kamenicë dhe në Istog, ndërsa u realizua nga ana e kompanisë ‘Bletaria Kukleci’. Trajnimi ishte i dedikuar për prodhimin e bletës mbretëreshë duke përdorur teknikën ‘Karl Jenteri’ si edhe aktivitete të tjera për ngritjen e vlerave në bletari.

Photo-Web New-130822