Zv/Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Sllobodan Petroviq, është i gatshëm për ta përkrahur punësimin e të rinjëve përmes projektit Aftësimi për Punësim Rural. Ekipi i projektit dhe pjesëmarrësit në trajnim për kultivimin e luleve patën takim me Z. Petroviqin, me ç’rast e informuan lidhur me aktivitetet e projektit në përgjithësi dhe me përparimin e pjesëmarrësve në trajnim për kultivimin e luleve, në veçanti. Zëvendës kryeministri shprehu gadishmërinë për ti përkrahur pjesëmarrësit e trajnimit nga Kamenica me qëllim të realizimit të ideve të bizneseve të tyre të ardhshme në bashkëpunim me projektin APR. Pjesëmarrësit në trajnim do ti zhvillojnë projektet e tyre në mënyrë që tu mundësohet përfitimi nga përkrahja qeveritare.


