Takim me Sekretarin e Përhershëm të MBPZHR-së
8 Shkurt, 2016
Një takim prezantues është mbajtur sot me Z. Kapllan Halimi, Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për të diskutuar mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Projektit APR gjatë Fazës së II-të të Projektit.
Z. Halimi ishte shumë pozitiv lidhur me bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë e tij për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të MBPZHR-së dhe Projektit APR.
Një Memorandum Mirëkuptimi në mes të MBPZHR-së dhe APR do të pasojë.


