Ftesë për Tender – Furnizim me material trajnimi për fidane të mjedrës
04 Nën 2016

Ftesë për Tender

 

Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) në bashkëpunim me Këshillin Qëndror të Veprimit Rinor (KQVR) i fton të gjitha kompanitë e interesuara profesionale që të dorëzojnë ofertat për furnizim me material trajnimi – fidane të mjedrës.

 

Titulli: Furnizim me material trajnimi për fidane të mjedrës

I. Autoriteti kontraktues: Helvetas Swiss Intercooperation Kosovë, Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR), Rr. Nazim Gafurri Nr. 33, Prishtinë.

II. Lënda e kontratës: Furnizim me material trajnimi për fidane të mjedrës (8,800 copë Meeker dhe 10,000 copë Polka)

III. Procedura e përdorur: E HAPUR

IV. Kushtet e ofertimit: Afati kohor dhe vendi i dorëzimit të ofertave: 07.11.2016 deri në orën 16:00, ofertat që arrijnë pas kësaj kohe nuk do të merren parasysh.

 

Ofertuesit së bashku me ofertën financiare të mbyllur duhet të dorëzojnë edhe këtë dokumentacion shtesë:

  • Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit
  • Certifikatën e numrit fiscal;
  • Certifikatën si prodhues apo tregtar i fidaneve;
  • Certifikatën fito-sanitare për fidane të lëshuar nga institucioni kompetent (cilësia, gjatësia dhe trashësia e fidanit);
  • Koha e liferimit tëfidaneve tëmjedrë.

 

Specifikacioni teknik dhe informata më të hollësishme mund të kërkohen në email adresën: flutura.vidishiqi@helvetas.org prej orës 08:00-17:00, çdo ditë pune.

HELVETAS Swiss Intercooperation është e liruar nga TVSH-ja, prandaj çfarëdo kostoje duhet të jetë e liruar nga TVSH-ja apo duhet të tregojë TVSH-në si një linjë të ndarë buxhetore.

HELVETAS Swiss Intercooperation e mbanë të drejtën që të refuzojë një apo të gjitha ofertat.