Më 16 Mars, projekti “Aftësitë për Punësim Rural (APR)” ka organizuar një ngjarje për lansimin e projektit me akterët kryesor lokal që përfaqësojnë institucionet publike dhe sektorin privat në komunën e Vitisë.
Ngjarja ishte një rast për krijimin e mirëkuptimit të partnerëve në lidhje me projektin, inkurajimin e tyre për t’u përfshirë në projekt, prezantimin e ndryshimeve të cilat projekti planifikon t’i sjellë dhe komunikimin e rëndësisë dhe nevojës së partneritetit të projektit me akterët lokal për arritjen e ndryshimit.
Projekti APR është i kënaqur që ngjarja ka bashkuar akterët kryesorë lokal të udhëhequr nga Z. Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë, që paraqesin shumë entuziazëm dhe mbështetje për projektin që synon të përmirësojë të ardhurat dhe mundësitë e punësimit të të rinjve, grave dhe minoriteteve dhe ekonomitë rurale familjare në komunat e Malit të Sharrit dhe Juglindjes së Kosovës.
![]() |
![]() |




