Pjesmarrja në panairin “Blej Shqip”
1 Dhjetor, 2015
Grupi i grave të Ndërmarrjes Shoqërore “Gratë e Dragashit në Biznes” që përkrahet nga Helvetas Swiss Intercooperation – Projekti “Aftësi për Punësim Rural” si dhe nga OJQ “Natyra”, ka marrë pjesë në panairin “Blej Shqip” që është mbajtur në qendër të Prishtinës. Produkte të ndryshme që janë prodhuar gjatë trajnimit janë prezantuar dhe shitur në këtë eveniment. Mbi 40 konsumator janë interesuar që të vizitojnë dhe të informohen mbi produktet e tyre.



