Më 30 Korrik 2014, Kryetari i Komunës së Dragashit Z. Salim Jenuzi, priti përfaqësuesit e Projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR).
Menaxheri i projektit APR, Z. Hoti e informoi kryetarin me të arriturat e projektit nga Janari i vitit 2013 dhe sfidat për të ardhmen. Z. Hoti, theksoi se ky projekt ka për qëllim zvogëlimin e varfërisë në zonat rurale të Kosovës, përmes rritjes së mundësive për punësim dhe të ardhurave.
Kryetari i komunës Z.Salim Jenuzi ishte shumë mirënjohës për Helvetas Swiss Intercooperation që ka përzgjedhë komunë e Dragashit për t’i përkrahur të rinjtë dhe bizneset përmes projektit APR.
Z. Jenuzi, theksoi se komuna e Dragashit, ka një territor rural dhe shpreson që me përdorimin e mirëfilltë të burimeve natyrore do të përfitoj i gjithë komuniteti gjë që dërgon deri tek zhvillimi i tërësishëm ekonomik dhe në zbutjen e papunësisë.
Kryetari dhe përfaqësuesit e Projektit, do të vazhdojnë të koordinojnë aktivitetet në interes të qytetarëve të komunës së Dragashit.


