Panairi i 5-të Rajonal për Ndërmarrësi
18 Shtator, 2015
Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) në bashkëpunim me Qendrën për Mbështetje të Biznesit (BSC) nga Shtërpca, ka organizuar Panairin e 5-të Rajonal për Ndërmarrësi më 17 shtator 2015. 60 biznese nga Shtërpca dhe komunat tjera patën mundësinë të prezantojnë produktet e tyre, të shkëmbejnë përvojat e tyre me partnerë dhe të krijojnë kontakte dhe lidhje të reja. Kjo ngjarje kontribuon në fuqizimin e partneritetit të komunitetit të biznesit dhe krijon kushte të favorshme për zhvillimin e biznesit. Panairi Rajonal për Ndërmarrësi është mbështetur dhe financuar nga SPARK-u, Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës dhe Helvetas Swiss Intercooperation/S4RE.







