Organizimi i ngjarjes se “Rrjetizimit”
15 Dhjetor 2015

Më 11 Dhjetor 2015, Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) organizoi ngjarjen e rrjetëzimit. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues komunal, përfitues, përfaqësues të sektorit privat, organizatave vendore dhe ndërkombëtare aktive dhe kontributdhënëse në fushën e zhvillimit të shkathtësive të komuniteteve rurale të papunë. Qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte shkëmbimi i pikëpamjeve dhe përvojave, rezultateve dhe praktikave të mira që kanë dal nga projekti i realizuar në komunën e Kamenicës, Dragashit, Shtërpcës dhe Novobërdës. Kjo ngjarje gjithashtu u përqendrua edhe në rolin vendimtar që do ta kenë autoritetet dhe akterët lokal gjatë fazës tjetër kur pritet të ndryshohet qasja e projektit për të arritur ndryshime sistemike dhe të qëndrueshme.

1   3    5 6