Mbështetja e turizmit në Dragash
29 Tetor, 2014

Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) ka identifikuar personin burimor lokal ,në Dragash për zhvillimin e turizmit në këtë qytet. Në bashkëpunim me Z. Suad Tosuni, projekti APR ka arritur të mbështesë një trajnim dhjetë ditor për një grup prej 20 të rinjve. Tre nga personat e trajnuar kanë filluar të punojnë në këtë biznes, duke ofruar shërbimet si udhërrëfyes turistik dhe katër pjesëmarrës të tjerë nga grupi janë në procesin e aplikimit për punë.

Photo 1 Photo 2