Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet projektit Aftësi për Punësim Rural (APR) dhe Agro Produkt sh.p.k, 21 fermerë nga Kamenica përfituan nga projekti me fidane dhe gjithashtu me një trajnim 3 mujor rreth mbjelljes dhe rendimentit. Drejtuesi i grupit z.Nexhmedin Kryeziu ishte ndihmuar nga APR që të bënte një projekt propozim për Komunën e Kamenicës, që të ndihmonin rreth procesit të tharjes në vlerë prej 3675€ si grup. Përveç përvojës dhe informatave edhe për bimë të tjera mjeksore, fermerët u ndihmuan që të arrijnë një kontratë për shitjen e produktit të tyre dhe rritjes së biznesit, gjë që qon në vullnet të madh për të vazhduar këtë punë edhe në vitet në vazhdim. Secili prej tyre mbolli rreth 5 Ari me mullagë të zezë, gjë që u solli atyre rreth 75 kg lule të thata të freskëta të mullagës të cilat patën mundësi ti shesin për 10 euro për kg. Si shpërblim kjo do ti rrisë të ardhurat e tyre por gjithashtu është një mjet kyç për krijimin e mundësive të punësimit.

