Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) Kosovë, fton të gjitha kompanitë e interesuara dhe individët që të bëjnë vlerësim për kultivimin e Bimëvë të malit (Malva sylvestris ssp Mauritanica L).
Konsulenti me kualifikim përkatës do të jetë kryej punët e cekura si më poshtë:
- 2 Ditë vizita në terren tek partnerët kryesor (grumbulluesitë, prodhuesit, OJQ-të dhe furnizuesit me inpute).
- 1 Ditë Raportimi-raporti duhet të përmbajë rekomandime, sugjerime, planin investiv, dhe pozitën e kulturës specifike në treg.
Identifikimi i partnerëve që do të vizitohen mund të bëhet në bashkëpunim me stafin e projektit APR.
Informatat shtesë mund të merren në e-mail adresën e cekur më poshtë, çdo ditë pune, nga ora 9.00 deri në orën 17.00.
Dokumentacioni i aplikimit duhet të përmbajë ofertën e cila jep informacione lidhur me çmimin e tri (3) ditëve të punës si edhe kopjet e dokumenteve shtesë (kopja e çertifikatës së biznesit, kopja e numrit fiskal, CV-në dhe rekomandimet).
Aplikacionet duhet të dorëzohen në formë të shkruar në adresën e poshtëshenuar më së voni deri më 27.08.2013, ora 14:00:
| Projekti APR Kosovë |
| Rr. Nazim Gafurri .Nr.33, PO Box 2 |
| 10000, Prishtinë, |
| Republika e Kosovës |
| Ose përmes e-mail adresës: |
| basri.pulaj@helvetas.org |

