Kërkesë për furnizim me fidanë të mjedrës, dredhëzave dhe manaferrave
08-Tet-2014

Projekti Aftësitë për Punësim Rural (APR) i fton të gjitha kompanitë e interesuara profesionale që të dorëzojnë ofertat për furnizimin me fidan të mjedrës, dredhëzave dhe manaferrave të varieteteve të ndryshme për mbjelljen vjeshtore.

 

Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Kopjen e certifikatës së regjistrimit të biznesit dhe certifikatën e numrit fiskal;
  • Certifikatën si prodhues apo tregtar i fidanëve;
  • Certifikatën fito-sanitare për fidane të lëshuar nga institucioni kompetent;
  • Çmimi në euro për fidan;
  • Numri i ditëve të nevojshme për të përfunduar detyrën.

HELVETAS Swiss Intercooperation është e liruar nga TVSH-ja, prandaj çfarëdo kostoje duhet të jetë e liruar nga TVSH-ja apo duhet të tregojë TVSH-në si një linjë të

ndarë buxhetore.

Çfarëdo kërkese apo pyetje duhet të adresohet me shkrim dhe vetëm në info@helvetas.org.

Ofertat duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur, jo më vonë se deri më 15/10/2014, në ora 14:00, në adresën më poshtë:

Zyra e HELVETAS Swiss Intercooperation

Nazim Gafurri 33,10000 Prishtinë, Kosovë.

tek Znj. Flutura Vidishiqi

HELVETAS Swiss Intercooperation e mbanë të drejtën që të refuzojë një apo të gjitha ofertat.

Kërkesë për furnizim