Në DEMOS, ka vazhduar mbajtja e trajnimeve për përmirësimin e kapaciteteve edhe përmes ekraneve kompjuterike. Ndër vite, duke u referuar raporteve të auditimit dhe raportit të vlerësimit të nevojave, stafi i DEMOS, ka krijuar skemën e nevojave për trajnime duke ju referuar pikave ku përformanca komunale ka qenë me e dobët. Qëllimi i këtyre trajnimeve është t’i ndihmojë komunat të përforcojnë përformancën drejtë një qeverisje dhe menaxhimi demokratik.
Për të parë dhe nga afër se me cilat sfida përballen më se shumti komunat e Kosovës, DEMOS ka mbajtur takim virtual me përfaqësues nga 5 komuna, të cilët kanë plotësuar pyetësorin duke zgjedhur trajnimet prioritare nga një listë e temave të propozuara, ku të fundit kanë identifikuar edhe sfida shtesë, specifike për komunat.
Implementimi i ulët i rekomandimeve të auditmit, i konfirmuar nga raportet e ZKA-së, qershor- korrik 2020, ka vënë në pah se shumë rekomandime nga vitet e mëparshme nuk janë adresuar duke lëne komunat ende të përballen me sfida të rëndësishme të menaxhimit dhe qeverisjes.
Gjithashtu, pyetësori zbuloi se trajnimi mbi “zbatimin e rekomandimit të auditimit” është më i nevojshëm dhe konsiderohet më i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe efektivitetit në aktivitetet e përditshme në vendin e punës.
Trajnimi në lidhje me rekomandimet e auditorit të jashtëm është i ndarë në katër module, të cilat janë ofruar për zyrtarët komunale për të gjitha komunat e Kosovës. Keto trajnime synojnë forcimin e njohurive në lidhje me:
‘Modulet e trajtuara janë shumë specifike dhe përkatëse me nevojat e komunave të cilat janë shumë të dobishme dhe konkrete për tu zbatuar në praktikë’, shpjegon Dardan Maliqi, menaxher për intervenime në DEMOS.
DEMOS, realizon trajnime vetëm në ato fusha dhe komuna ku institucionet dhe organizatat e tjera nuk kanë ofruar mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve. Poashtu, që trajnimet të jenë më të kuptueshme, organizohen me grupe më të vogla.
Këtë vit, trajnime më të nevojshme ishin cilësuar mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve në zhvillimin dhe zbatimin e procedurave ligjore të menaxhimit financiar. Nga këto trajnime virtuale kanë përfituar rreth 100 zyrtarë komunal në katër module.
Sipas Dardan Maliqi, , trajnimet i shërbejnë komunave për të ngritur përformancën dhe të zhvillohen në mënyre që të mos përsëriten rekomandimet e njëjta të auditorit.
‘Qëllimi i trajnimit të mbajtur On-line synon të ndihmojë zyrtarët komunal të përmirësojnë performancën e tyre në lidhje me Grantin e Performancës Komunale. Trajnimi ka të bëjë me adresimin e nevojave reale për trajnime të zyrtarëve komunale në fushën e menaxhimit komunal, me fokus të veçantë në treguesin e adresimit të rekomandimeve të auditorit të jashtëm që do të kontribuojnë në përmirësimin e performancës komunale, dhe si rezultat i kësaj është të mos përsëriten rekomandime të njëjta për adresim në të ardhmen në lidhje me këtë tregues’, tha ai.
Qëllimi kryesor i këtyre trajnimeve është që komunat të përfitojnë nga to dhe të jenë në gjendje që pastaj t’i përdorin këto aftësi në përmirësimin e përformancës së komunës drejt një qeverisje më demokratike dhe të hapur.
Trajnimet sipas pjesëmarrësve janë të domosdoshme edhe për personat të cilat kanë vite që punojnë në institucione.
‘ Këto trajnime janë të domosdoshme pavarësisht që disa nga ne jemi kohë të gjatë në Institucione dhe ndryshimet në procese dhe rifreskimi i njohurive si nga trajnuesit ashtu edhe nga këmbimi i mendimeve kolegiale (pjesëmarrësit e komunave) kanë qenë të jashtëzakonshme’, vlerësoi Xhevahire Rushiti, zyrtare kryesore financiare në komunën e Mamushës.
Të njëjtin mendim e ndan edhe Jetush Rrafshi, auditor nga komuna e Shtimes.
‘Trajnimet e mbajtura kanë qenë jashtëzakonisht të nevojshme pasi që kemi nevojë për trajnime të tilla me fokus, freskimin e njohurive mbi menaxhimin financiar dhe plotësojnë programet për trajnime të domosdoshme për Organizatat buxhetore’, vlerësoi ai.
Përveç pjesëmarrësve të cilët kanë përfituar nga këto trajnime, të fundit i kanë përcjellë njohuritë e marra edhe tek zyrtaret e tjerë.
‘Për mua personalisht kanë pasur një efekt shumë pozitivë pasi që kam marr njohuri të reja nga të gjitha modulet. Ku edhe materialin e të gjitha moduleve e kam përcjellë tek të gjitha drejtorit që më pastaj të ju përcillen zyrtarëve të tyre’, tregoi Xhevahire Rushiti, pjesëmarrëse.
Këtë vit, situata pandemike kishte bërë që trajnimet të mbahen online, ku përveç disa problemeve të vogla teknike, nuk ka pasur ndonjë pengesë në përfitim të njohurive.
‘Në rrethanat që janë zhvilluar trajnimet në këtë vit, kanë ndikuar që të kemi kufizime të pjesëmarrjes dhe zhvillimit të trajnimit, por sido që të jetë kanë ndihmuar të rifreskojmë njohurit mbi implementimin e rekomandimeve nga Raportet e Auditorëve dhe udhëzimet e reja për investimet dhe projektet kapitale nga Ministria e Financave si dhe menaxhimi me projekte si temë e re nga projekti DEMOS’, tha Jetush Rrafshi.
DEMOS, përveç trajnimeve mban edhe programe të komunikimit ose avokimit për ato fusha të cilat zgjidhja nuk është trajnimet, të tilla si përfshirja e grave në takime publike, i cili është një nga treguesit më të dobët, problem ky duke qenë më shumë produkt i normave shoqërore është problem i cili mund të zhvillohet përmes komunikimi ose avokimit për të promovuar përfshirjen e grave.
Vitin e kaluar, 2019, nga trajnimet e DEMOS kanë përfituar 1863 përfaqësues të komunave, prej të cilëve 788 gra dhe 219 nga komunitetet jo shumicë, në tema të tilla si: rritja e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në vendimmarrjen lokale, adresimi i rekomandimeve të auditimit të jashtëm, azhurnimi i regjistrit dhe vjelja e tatimit në pronë, menaxhimi i burimeve njerëzore, etj.
Prej këtyre pjesëmarrësve 900 kanë qenë anëtarë të kuvendeve komunale, ndërsa 700 zyrtarë komunal.


