Demokracia lokale

DEMOS-i punon për rritjen e llogaridhënies në mes të kryetarit të komunës, Kuvendit Komunal (KK) dhe qytetarëve si dhe focimin e sistemit demokratik. Në mënyrë që të arrihet kjo DEMOS-i përpiqet të balancojë fuqinë e legjislativit dhe ekzekutivit duke forcuar mekanizmin e llogaridhënies. Kjo qasje fuqizon këshilltarët e kuvendit komunal, përmirëson raportimin nga kryetari i komunës për këshilltarët e kuvendeve komunale dhe rritë transparencën e legjislativit ndaj qytetarëve. Në këtë aspekt, DEMOS-i ofron asistencë teknike për Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF), komitetet për shërbime publike në 3 shërbimet e DEMOS-it (menaxhimin e mbeturinave, mobilitetin dhe hapësirat publike), bën trajnimin e këshilltarëve komunalë lidhur me rolin e tyre mbikëqyrës si dhe fuqizimin e grupit të grave të KK-së. Sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të demokracisë lokale dhe të drejtës së qytetarëve që të dëgjohen në nivel lokal, projekti do të praktikojë mekanizmat e demokracisë direkte në 2 komuna partnere të DEMOS-it.

 

Doracak për bashkëpunimin ndër komunal dhe bashkëpunimin komunal ndërkombëtar
Doracak për bashkëpunimin ndër komunal dhe bashkëpunimin komunal ndërkombëtar
Doracak për publikimin e akteve dhe politikave publike në nivel komunal
Doracak për publikimin e akteve dhe politikave publike në nivel komunal
Doracak për anëtarët e Kuvendit të Komunës
Doracak për anëtarët e Kuvendit të Komunës
Doracak për publikimin e akteve dhe politikave publike
Doracak për publikimin e akteve dhe politikave publike
Doracak për anëtarët e Kuvendit të Komunës
Doracak për anëtarët e Kuvendit të Komunës