Fondi investiv

Në mënyrë që të përkrahë komunat e veta partnere që të tejkalojnë aftësitë e tyre të kufizuara për të investuar të hyrat vetanake në përmirësimin e shërbimeve dhe në iniciativat e tjera duke synuar zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenies, LOGOS-i ka krijuar një fond investues . Projekte të ndryshme janë propozuar dhe menaxhuar nga komunat në mënyrë që të sigurojnë lidhjen me planifikim komunal dhe qarkoren buxhetore.

Objektivat e  fondit investues  janë të trefishta:

  • Përmirësimi i qasjes dhe kualitetit të shërbimeve komunale për qytetarët dhe komunitetet e ndryshme;
  • Përmirësimi  i aftësive për menaxhimin e projektit dhe zhvillimi i  mundësive për të hyrë në fonde apo programe të tjera;
  • Mbështet partnerët në arritjen e rezultateve të dukshme dhe të prekshme
Logjika dhe struktura e fondit investues
Trajnimi për menaxhimin e ciklit të projektit dhe mbështetje specifike shtesë
Projektet e zbatuara nga Fondi Investues Projektet gjinore
Artikujt e shtypit lidhur me këtë
Logjika dhe struktura e fondit investues                                 

Fondi investues  mund të ndahet në tre komponentë. Ato reflektojnë objektiva të ndryshme të projektit për tu financuar  dhe fazat e ndryshme të implementimit të projektit: projektet me fillim të shpejtë, projektet e para dhe të dyta komunale si dhe projektet gjinore. Projektet me fillim të shpejtë (PFSH) janë hartuar që të adresojnë nevojën urgjente në shërbime publike brenda komunës. Qëllimi i këtyre projekteve ishte që të tregoj rezultate praktike dhe përmirësime të dukshme në jetën e përditshme të qytetarëve. LOGOS-i ka dhënë nga 9.000 Euro për të gjitha komunat partnere për ekzekutimin e PFSH-ve.Objektivi kryesor për thirrje për projekte komunale ishte që të përmirësoj qasjen dhe kualitetin e shërbimeve publike komunale për një numër më të madh të qytetarëve dhe të promovoj iniciativa që qojnë në zhvillimin ekonomik. Projektet komunale duhet medoemos të mbështesin përmbushjen e prioriteteve të identifikuara nga plani zhvillimor komunal. ë mënyrë që të pranojnë mbështetje financiare nga LOGOS-i, projektet e propozuara nga komunat do duhej të   sigurojnë pjesëmarrjen dhe përfshirjen e komuniteteve jo shumicë dhe do duhej të  jenë të ndjeshëm sa i përket gjinisë. Së paku një projekt për komunë do duhej  të synojnë komunitetet rurale.Thirrjet për projekte komunale kërkonin që komunat që të bashkë-financojnë së paku me 20 përqind të shumës totale të projektit. Komunat partnere të LOGOS-it ishin të grupuara sipas numrit të banorëve dhe alokimi i fondeve ishte i bazuar në këto grupime:

  • Deri në 30 000 € për thirrje për projekte komunale për komunat e vogla: Kllokot-Vërbovc, Ranillug dhe Partesh
  • Deri në 40 000 € për thirrjet për projekte komunale për komunat mesatare si Hani i Elezit, Novobërda dhe Shtërpca,
  • Deri në 50 000 € për komunat e mëdha të Kaçanikut, Kamenicës dhe Vitisë.

Gjatë fazes së dytë (2010-2012), LOGOS-i ka financuar  së paku dy thirrje për projekte komunale për komunë (thirrja e parë komunale dhe thirrja e dytë komunale). Pjesa tjetër e mjeteve ishte ndarë  në bazë të konkurrencës. Komunat që nuk janë vonuar në zbatimin e projekteve tjera të tyre mund të aplikojnë për fonde shtesë. Projektet më të mira do të përzgjedhen nga një komision i pavarur. LOGOS Faza Kalimtare 2013 financon së paku një Projekt nga Thirrja Komunale për secilën komunë (Thirrja e tretët komunale).

LOGOS Faza e II-të ka mbështetur komunat, në tejkalimin e aftësive të tyre të kufizuara për të investuar të hyrat vetanake në investime kapitale me anë të një fondi të grandit
LOGOS Faza Kalimtare (2013) ka përdorur rregullat dhe procedurat e njëjta për fondet sikurse LOGOS Faza e II-të (ato rrjedhin nga procedurat e IPA-së). Fondi i grandit dërgoi drejt një përmirësimi specifik dhe të matshëm të kushteve të jetesës për qytetarët si dhe i mundësoi LOGOS-it të kushtëzoj aktivitetet e tjera (që ishte një mjet i dobishëm për të avancuar komunat). Fondi gjithashtu ka kontribuar në përmirësimin e kapaciteteve në menaxhimin e projektit, monitorimin teknik dhe administrimin financiar. LOGOS Faza Kalimtare (2013) konsiderohet e domosdoshme nga ana e LOGOS-it. Ne i kemi financuar të gjitha komunat në regjionin lindor të Kosovës siç janë: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Kllokot/Vërbovc, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë dhe Viti. LOGOS-i vazhdoi të ndjek parimet dhe procedurat e “të lidhura me mbështetjen në buxhet”, pasi që përvoja nga faza e dytë nuk e mbështetë “të bashkuar me mbështetjen në buxhet”. Vetëm projektet nga Planet Zhvillimore Komunale (PZHK) të aprovuara ishin të pranueshëm. Në këtë mënyrë fondi i grandit për buxhetin ka funksionuar si një shtysë për të zbatuar planet e hartuara në Fazën e II-të (Përfundimi specifik 1.1). Të gjitha projektet kanë filluar të realizojnë punimet në maj të vitit 2013 në mënyrë që të përfundojnë para tetorit të vitit 2013 (fundi i sezonit të ndërtimeve). LOGOS Faza Kalimtare (2013) në bashkëpunim me komunat tona partnere ka përfunduar përafërsisht 16 projekte të infrastrukturës dukë përfshirë furnizimet për shkollat dhe inventarin për komunat.

Trajnimi për menaxhimin e ciklit të projektit dhe mbështetje specifike shtesë

Në mënyrë që të forcojë kapacitetet komunale për të aplikuar për fonde dhe për të menaxhuar zbatimin e projekteve, LOGOS ofron të dyja;  trajnime të përgjithshme dhe mbështetje/këshillim të veçantë për t’iu përgjigjur nevojave të komunave të caktuara.

Si një mënyrë për të punuar në përgatitjen dhe zbatimin e thirrjeve për projekte komunale dhe për të mbështetur zhvillimin e aftësive të menaxhimit të projektit  të komunave partnere, LOGOS-i ka mundësuar një  trajnim tre-ditor për ciklin e menaxhimit të projektit (MCP) për stafin komunal, në maj të vitit 2011. Trajnimi u fokusua në metodologjinë për hartimin e propozimeve të projekteve. Kjo përfshinte tema si analizat e problemit, zbatimin e projektit, planifikimin e buxhetit dhe monitorimin, dhe strategjitë e vlerësimit. Zyrtarët komunal duhej të sillnin të përgatitur projekt koncepte në trajnim, kështu që përgatitjet e tyre ishin  drejtpërdrejtë të zbatueshme në hartimin e propozimeve për thirrjen e dytë për projekte nga komuna.LOGOS-i gjithashtu ka ofruar mbështetje shtesë për komunat e reja  të Kllokot –Vërbovc, Novobërdë dhe Partesh. Me qëllim të tejkalimit të kapaciteteve të kufizuara të këtyre komunave, është aplikuar një tjetër metodologji për mbështetjen e projektit. Kjo mbështetje konsiston në trajnime intensive gjatë procesit të hartimit të projektit, dhe monitorimit të vazhdueshëm dhe trajnime gjatë fazës së zbatimit të projekteve.

Trajnimi për ciklin e menaxhimit
të projektit – maj 2011
Punëtoritë komunale dhe konsulenti i LOGOS-it
duke hartuar një propozim për ndërtimin e trotuarit
në komunën e Kllokotit
Projektet e zbatuara nga Fondi Investues

[nggallery id=30 template=investmentfund]

Projektet gjinore

Gjinia është inkorporuar si një temë transversale në kuadër të të gjitha aktiviteteve të LOGOS-it. Për këtë arsye kjo gjithashtu meriton një vend të rëndësishëm në kuadër të fondit investues investues. Inkuadrimi gjinor është arritur përmes mbështetjes së qeverive lokale në vënien në praktikë të ligjit për barazinë gjinore, në veçanti, duke inkurajuar pjesëmarrjen e grave në strukturat komunale dhe nën-komunale dhe  vendim-marrjes komunale, duke përfshirë gratë në trajnime, organizimin e angazhimit të grave përmes pjesëmarrjes së krijuar në vendim-marrje,  ndërgjegjësimi i zyrtarëve të qeverisjes lokale për çështje gjinore, dhe duke futur elementet e analizës gjinore në planifikimin dhe buxhetimin. Zbatimi i buxhetimit të përgjegjshëm gjinor është një fokus i rëndësishëm për LOGOS-in.

Të gjitha komunat partnere kanë hartuar dhe nënshkruar kontrata për projekte të veçanta gjinore komunale. Projektet zakonisht janë zbatuar nga ana e zyrtarëve gjinor të emëruar nga komuna, por në komunën e Kamenicës, Novobërdës dhe Ranillugut kontratat u ishin dhënë OJQ-ve në vend të tyre.

Projektet Gjinore:
  • Hani i Elezit: përmirësimi i rolit dhe të drejtës së grave në trashëgimi
  • Kaçanik: Fuqizimi i pozitës së  grave në procesin e vendim marrjes
  • Kamenicë:  projekti ‘’Femra është nëna ime–  dua që ajo të jetë e barabartë me mua’’
  • Kllokot-Vërbovc : projekti ‘’Zbulo  në kohë të duhur nëse do të kesh kohë’’
  • Novobërdë: trajnimi i grave në  zhvillimin bujqësor në veçanti me pemëtarinë
  • Partesh:  trajnimi i grave për pjesëmarrje në      politikë
  • Shtërpcë: projekte  rreth  barazisë gjinore dhe buxhetimit të ndjeshëm gjinor
  • Viti: projekte rreth  barazisë gjinore dhe buxhetimit të  ndjeshëm gjinor
Artikujt e shtypit lidhur me këtë

“LOGOS”-i zviceran rinovon objektet e 2 shkollave të Vitisë – Koha Ditore, 13.04.2013
Anulohet vendimi për participimin e vitiasve në projekte komunale – Koha Ditore, 28.02.2013
Përurohen dy projekte infrastrukturore – Website Kaçanik/Kačanik – 28.11.2011

Vitia merr pamje tjetër – Website Viti/Vitina – 26.11.2011
Vitia e Kllokoti mbështeten nga organizata zvicerane “Helvetas Intercooperation” – Koha Ditore – 10.06.2012
Qeveria zvicerane dhe dy ministri ndihmojnë fshatrat e Vitisë, by Ibrahim Sefedini, Koha Ditore,21.05.2012

LOGOS-i financon dy projekte në Kaçanik dhe Han të Elezit, by K.Sallahu, Zëri, 19.05.2012
LOGOS-i Përkrahë Komunën e Hanit të Elezit në menagjimin e mbeturinave , website of the municipality of Hani i Elezit, 18.05.2012 
U nënshkrua marëveshje bashkëpunimi për projektin “Ndërtimi i trotuarit nëpër vendbanimin Llabjan përgjatë rrugës Novobërdë’’, website of the municipality of Novo Brdo 17.05.2012 
Qeveria zvicerane financon urën e re që lidh dy pjesët e Kaçanikut, by Ekrem Raka, Koha Ditore, 7.05.2011
Qeveria zvicerane financon disa projekte infrastructurore të 6 komunave, by Ibrahim Sefedini, Koha Ditore, 6.05.2011
Zvicra i investon 40 mijë euro në shkolla të Hanit të Elezit, by Ekrem Raka, Koha Ditore, 10.05.2011