Për ne

Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim (LOGOS) është pjesë programi shtetëror të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë.

LOGOS faza e I-rë (2007-2009) promovoi zhvillimin e qeverisjes lokale dhe reformat e decentralizimit në tri komuna të Kosovës (Kamenicë, Novobërdë dhe Viti). Kjo ka kontribuar në stabilizimin e përgjithshëm të sundimit të ligjit dhe demokratizimit në shtetit shumetnik të Kosovës. LOGOS faza e I-rë ka punuar në tri nivele: në nivel qendror, komunal dhe në nivel të fshatit. Strategjia për ndërtimin e kapaciteteve në nivelin komunal kishte të bëjë me krijimin e grupeve punuese të brendshme dhe atyre ndër-komunale të përqendruara në zgjidhjen e problemeve praktike konkrete.

LOGOS faza e II-të (2010-2012) dhe LOGOS Faza Kalimtare (2013) kontribuon në forcimin e qeverisjes lokale dhe reformave të decentralizimit në nëntë komuna në juglindje të Kosovës. Ato kontribuojnë në demokratizim dhe në pjesëmarrjen e qytetarëve në një shtet shumetnik. Në kuadër të këtij qëllimi të zhvillimit të përgjithshëm, rezultati i pritur nga ky projekt është që komunat partnere të zgjedhura në juglindje të Kosovës të jenë më të përgjegjshme,transparente, të barabarta dhe efektive në qeverisje lokale dhe të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime që të plotësojnë nevojat e të gjitha grupeve të qytetarëve.

Përkrahja e LOGOS faza e II-të dhe Faza Kalimtare përqendrohet në forcimin e kapaciteteve në nivel komunal. Projekti punon në ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civil komunal që të planifikojnë dhe realizojnë zhvillimin dhe t’iu ofrojnë shërbime qytetarëve dhe komuniteteve. Gjithashtu siguron që kanalet e duhura të jenë në dispozicion për shoqërinë civile dhe komunitetet për të shprehur shqetësimet e tyre. E gjithë përkrahja e siguruar për komunat është e bazuar në vlerësimin e kujdesshëm dhe detal të nevojave të tyre, përderisa një nivel i caktuar fleksibiliteti dhe aftësia për të ju përgjigjur kërkesave emergjente të tyre është marrë parasysh. Projekti siguron që njohuritë e dhëna përmes konsultimeve dhe trajnimit mund të transformohen në aftësi praktike dhe me tej në ndryshimin e sjelljes. Çasja e LOGOS-it e ekuilibron ndihmën e butë (konsulencën dhe trajnimin) me investime në pjesë harduerike dhe infrastrukturë (fondi investues).

LOGOS Faza e II-të ka pasur buxhet prej 3.141.896 Euro. Ky buxhet përfshin edhe një investim prej 873.000 Euro që do të përdoret për zbatimin e projekteve të përpunuara nga komunat partnere në bazë të kriterit të veçantë.
LOGOS Faza Kalimtare ka një buxhet prej 1.728.316 Euro. Kjo përfshin një fond investiv prej 275.618 Euro.

Mbulimi gjeografik

LOGOS faza e II-të dhe Faza Kalimtare kanë partnerë komunat në vazhdim: Hani i Elezit, Kaçanik/Kacanik, Kamenicë/Kamenica, Klokot – Vrbovac/Kllokot – Vërbovc, Novo Brdo/Novobërdë, Parteš/Partesh, Ranilug/Ranillug, Štrpce/Shtërpcë, Viti/Vitina.

Geografic coverage