Njihuni Me Ekipin Tonë

Ekipi ynë i profesionistëve të ndryshëm të kualifikuar vazhdimisht shtyn veten për të mësuar dhe evoluuar. Ata kontribuojnë me njohuritë dhe praktikat më të mira në rrugën drejt zbatimit të suksesshëm të projektit tonë.

Ertan Munoglu Menaxher i Projektit
tel: +383 38 517 715 ext: 112
Ertan Munoglu Menaxher i Projektit

Ertan Munoglu punon me Helvetas që nga viti 2014.

Aktualisht ai është menaxher i projektit DEMOS. Ertani ka mbi 15 vjet përvojë pune në programet e bashkëpunimit zhvillimor me organizata të ndryshme ndërkombëtare siç janë Komisioni Evropian, GIZ, UNDP, etj. Përvoja e tij përfshin punën me qeverisjen lokale, reformën e administratës publike dhe zhvillimin e shoqërisë civile në kontekstin e integrimit evropian. Ertani ka studiuar shkencat politike, studimet Master i ka kryer në fushën e Politikave Evropiane në Universitetin Sussex, MB.

Majlinda Jupolli Zëvendës Menaxhere e Projektit
tel: +383 38 51 77 15 ext: 110
Majlinda Jupolli Zëvendës Menaxhere e Projektit

Majlinda Jupolli iu bashkëngjit ekipit të Helvetas në vitin 2012.

Aktualisht ajo punon si Zëvendës Menaxhere e Projektit për Projektin DEMOS. Majlinda ka më shumë se 10 vite përvojë pune në programet e bashkëpunimit zhvillimor me ekspertizë tematike në qeverisjen lokale dhe decentralizim, financat komunale, ofrimin e shërbimeve lokale, transparencën dhe llogaridhënien. Majlinda ka mbaruar studimet Master drejtimi Studimet Ndërkombëtare Mjedisore nga Universiteti Norvegjez i Shkencave Jetësore dhe studimet Bachelor në Financa dhe Kontabilitet në Univerisitetin e Prishtinës.

Shpend Emini Zëvendës Menaxher i Projektit
tel: +383 38 517 715 ext: 114
Shpend Emini Zëvendës Menaxher i Projektit

Shpend Emini iu bashkua Helvetas-it në vitin 2020. Aktualisht, ai është duke punuar si Zëvendësmenaxher i Projektit për projektin DEMOS. Shpendi ka përvojë 20-vjeçare në menaxhimin e projekteve, zhvillimin e komunitetit, zhvillimin e shoqërisë civile dhe zgjedhjet. Para se t’i bashkohej Helvetas-it, ai punoi për Demokracinë për Zhvillim, një nga organizatat kryesore “think tank” që punojnë në fushën e demokratizimit dhe qeverisjes. Për dhjetë vjet ai punoi për Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), nga të cilat tri vjet ndërkombëtarisht. Mes viteve 2014-2017, ai shërbeu si anëtar i Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, duke përfaqësuar shoqërinë civile. Ai posedon diplomë baçelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike dhe është kandidat për master në Menaxhment.

Merita Barileva Senior Intervention Manager
tel: +383 38 51 77 15 ext: 113
Merita Barileva Senior Intervention Manager

Merita Barileva punon si Senior Intervention Manager për Projektin DEMOS.

Merita ka më shumë se 20 vjet përvojë pune në fushën e zhvillimit në Kosovë. Ajo fillimisht ka punuar për shumë organizata ndërkombëtare, siç janë OXFAM GB për më shumë se 5 vjet, më pas vazhdoi të punojë për organizatat lokale si Organizata për Veprime Zhvillimore (ODA), Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).

E gjithë përvoja e saj ndërlidhet me mbështetjen e institucioneve publike për të përmirësuar qeverisjen, kësisoj në këtë dimension, përvoja e saj ndërlidhet më shumë në punën me nivelin lokal për të rritur transparencën, pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, llogaridhënien etj.

Merita i është bashkangjitur ekipit të Helvetas në vitin 2006, e angazhuar fillimisht si zyrtare për projekte kombëtare. Ajo ka kryer studimet Master në “Zhvillimin Lokal dhe Shoqërinë Civile” nga Universiteti i Prishtinës, Departamenti i Shkencave Politike.

Drilon Shala Menaxher i Lartë i Intervenimeve
tel: +383 45 109115 ext:
Drilon Shala Menaxher i Lartë i Intervenimeve

Driloni ka më shumë se 10 vjet përvojë në analizë dhe vlerësim të politikave, menaxhim të financave publike, auditim, menaxhim të projekteve dhe menaxhim të kontrollit të cilësisë. Ai ka përvojë të gjerë në sektorin publik (në nivel lokal dhe qendror) dhe organizata donatore. Në kuadër të përvojës së tij me Zyrën Kombëtare të Auditimit, ai ka kontribuuar në vlerësimin e performancës së institucioneve qeveritare dhe rrjedhimisht në ngritjen e performancës së tyre. Në përvojën e tij si Këshilltar për Menaxhimin e Financave Publike me ekipin e USAID-it, Driloni ka kontribuuar në vlerësimin e sistemeve dhe proceseve ekzistuese të MFP-së dhe ka prezantuar praktikat më të mira për të siguruar menaxhim të duhur të financave publike komunale dhe zbutje të rrezikut financiar. Driloni ka diplomë Master në Administrim Biznesi (MBA) në Menaxhim nga Universiteti i Sheffield-it në Mbretërinë e Bashkuar, diplomë Master (MA) në Ekonominë Politike Ndërkombëtare nga Universiteti i Birmingham-it, po ashtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe diplomë Bachelor (BSc) në Biznes dhe Ekonomi nga Universiteti i Jönköping-ut, në Suedi.

Besnik Osmani Menaxher i Lartë i Intervenimeve
tel: +383 044 503 903 ext:
Besnik Osmani Menaxher i Lartë i Intervenimeve

Besnik Osmani ka mbi 20 vjet përvojë në politika publike dhe administratë publike. Besniku ka shërbyer si Auditor i Përgjithshëm i Kosovës për një mandat pesëvjeçar (2016-2021), pasi u emërua nga Kuvendi i Kosovës me propozimin e Presidentit të Republikës së Kosovës. Para kësaj, në mënyrë aktive, ai ishte i përfshirë në aktivitetet shtet formuese dhe reformat kritike për sektorin publik në Kosovë. Përgjatë dy dekadave, ai mori përgjegjësi të rëndësishme për avancimin e administratës publike duke udhëhequr organizata dhe procese kritike. Ai ka shërbyer edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për katër mandate radhazi. Përveç kësaj, Osmani ka qenë i angazhuar edhe në pozita dhe procese të tjera të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova gjatë këtyre dekadave si p.sh.: Drejtor i Ndërmarrjes Publike Ibër Lepenci (2005-2007), Drejtor i Administratës Qendrore, Drejtor i Departamentit të Bashkëpunimit Ekonomik Ndërkombëtar, Koordinator Kombëtar për Bashkëpunim Ndërkufitar të Kosovës me vendet fqinje, anëtar i Komisionit Shtetëror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave, anëtar i Grupit të Ekspertëve në Negociatat e Vjenës për statusin final të Kosovës, anëtar i Grupit Teknik për Administratë Publike në bisedimet e Brukselit, anëtar i Komitetit Ndërministror për Decentralizimin, anëtar i Bordit Drejtues për Reformën e Administratës Publike, Kryetar i Bordit Kombëtar për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, Ekspert i Administratës Publike i angazhuar nga SIGMA dhe Anëtar i Këshillit të Evropës për Çështjet e Monitorimit. Ai është ekonomist i diplomuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës. Besniku fitoi bursë nga USAID-i dhe mori titullin Master i Shkencave në Politika Publike dhe Administratë Publike. Ai është gjithashtu i certifikuar ndërkombëtarisht si trajner për administratën publike nga Instituti i Përbashkët i Vjenës në Austri dhe aktualisht është Ph.D. kandidat për Administratë Publike në Universitetin e Ri të Lubjanës.