13.12.2019

Trajnim mbi Integritetin, Përfaqësimin dhe Pjesëmarrjen e Grave

Përgjatë dy muajve të fundit, DEMOS ka përfunduar trajnimin dy-ditor “Integriteti, Përfaqësimi dhe Pjesëmarrja e Grave në nivelin komunal”. Ky trajnim i u dizajnua dhe u mbajt veçanërisht për anëtarët e kuvendeve komunale.

“Dy muajt e fundit, ne kemi arritur të mbledhim anëtarë të kuvendeve komunale nga komuna të ndryshme për të identifikuar mekanizma të dobishëm për rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në nivelin lokal dhe për t’ju dhënë atyre mundësinë për të shkëmbyer përvoja. Për më tepër, për të mësuar për rëndësinë e planeve komunale të integritetit dhe zbatimin e tyre” shpjegon Fatime Rrahmani nga ekipi DEMOS.

Ky trajnim u është ofruar rreth 270 anëtarëve të kuvendeve komunale të komunave të Kosovës.

Sipas Z. Durim Hajra, anëtar i kuvendit komunal në komunën e Fushë Kosovës, njohuritë dhe konkluzionet e nxjerra nga ky trajnim do të jenë shumë të dobishme për punën e anëtarëve të kuvendeve komunale, si në avokim, mbikëqyrje dhe përfshirje të kërkesave për një buxhet të ekuilibruar gjinor, ashtu edhe në inkurajimin e përfshirjes së grave në proceset e vendimmarrjes në nivelin lokal.

Ndërsa, Znj. Xhejlane Behluli, anëtare e kuvendit komunal në komunën e Novobërdës, vlerëson punën e bërë nga stafi i DEMOS. Ajo konsideron se trajnimet e realizuara nga projekti DEMOS kishin ndikim të drejtpërdrejtë dhe e bënë atë anëtare më të suksesshme të kuvendit komunal. “Trajnimi ishte shumë ndërveprues dhe informues, veçanërisht në lidhje me rëndësinë e planeve të integritetit dhe pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje”, shpjegon ajo.

Programi i trajnimit DEMOS synon të rrisë kompetencat që lidhen me punën e zyrtarëve komunalë dhe anëtarëve të kuvendit komunal në Qeverisjen Demokratike, Menaxhimin Komunal dhe në Transparencë dhe Integritet.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij programi është të mbështesë komunat për të përmirësuar performancën e treguesve me  vlerësimin më të ulët në skemën e Grantit të Performancës.

DEMOS është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe zbatuar nga Helvetas.