Faza e II-të e LOGOS-it kontribuon në forcimin e qeverisjes lokale dhe të reformave të decentralizimit në komunat e Kosovës Jug-Lindore, kështu duke kontribuar në demokratizimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në një shtet dhe shoqëri multi-etnike. Rezultati i projektit LOGOS faza e II-të është që partnerët e zgjedhur komunal në jug-lindje të Kosovës të jenë më të përgjegjshëm, transparent, të barabartë dhe efikas në qeverisjen lokale si dhe të afta të ofrojnë shërbime kyçe që plotësojnë nevojat e të gjitha grupeve të qytetarëve. Rezultati i këtij projekti ndiqet përmes përqendrimit në këto tri fusha të punës :
1. Planifikim dhe menaxhim të burimeve Menaxhimi i Burimeve
Rezultati1
Kapacitetet e komunave partnere për planifikim pjesëmarrës dhe përfshirës në zhvillim, menaxhim dhe buxhetim janë përmirësuar.
Rezultati specifik 1.1
Komunat e përzgjedhura partnere aplikojnë një çasje sistematike, pjesëmarrëse dhe përfshirëse për planifikimin dhe monitorimin e zhvillimit.
Rezultati specifik 1.2
Kapacitetet e komunave partnere për buxhetim transparent dhe të përgjegjshëm dhe menaxhim financiar janë përmirësuar
Rezultati specifik 1.3
Janë forcuar kapacitetet dhe potenciali i komunave partnere për të rritur të hyrat e tyre vetanake.
![]()
![]()
2. Administrata dhe shërbimet publike
Rezultati 2
Janë përmirësuar aftësitë e komunave partnere për të siguruar shërbime publike për të gjithë qytetarët në gjithë territorin e komunës.
Rezultati specifik 2.1
Janë krijuar strukturat dhe organizatat efikase komunale.
Rezultati specifik 2.2
Komunat e përzgjedhura partnere kanë një plan të menaxhimit të mbeturinave të ngurta (PMMN) që shpie në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe një mjedis më të pastër
Rezultati specifik 2.3
Projektet e mbështetura nga LOGOS kontribuojnë në përmirësimin e zhvillimit komunal dhe ofrimit të shërbimeve në përputhje me planet zhvillimore komunale dhe prioritetet e qytetarëve.
Rezultati specifik 2.4
Të gjitha komunat partnere kanë ngritur vetëdijesimin mbi çështjet gjinore, dhe interesi i grave është duke u marrë në konsideratë gjithnjë e më shumë nga ana e autoriteteve komunale
![]()
![]()
3. Kapitalizmi dhe përhapja e përvojave
Rezultati 3
Përvojat janë të kapitalizuara dhe praktikat e mira janë shpërndarë nëpër komunat tjera. Përvojat e zgjedhura lokale janë përfshirë në dialog për politika kombëtare.
Rezultati specifik 3.1
Një kapitalizim i strukturuar dhe një plan veprimi për shpërndarje është zhvilluar dhe është duke u zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kryesorë.
Rezultati specifik 3.2
Çështjet komunale dhe/ose praktikat më të mira janë përfshirë në dialogun e politikave kombëtare.
Rezultati specifik 3.3
LOGOS kontribuon në mënyrë efektive në shkëmbimin rajonal të përvojave dhe njohurive mbi qeverisjen lokale.

