LOGOS Faza II-të, mbështet komunën e Vitisë dhe Hanit të Elezit në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Këto dy komuna kanë pasë prioritet menaxhimin e mbeturinave si qështje për ndihmë nga LOGOS-i. Kjo ilustron qasjen e LOGOS-it në “mbështetje sipas kërkesës”.
Siç përshkruhet në propozimin gjithëpërfshirës të statutit të Kosovës e poashtu edhe në Kushtetutën e Kosovës, komunat kanë fituar kompetenca të plota dhe ekskluzive për ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike dhe shërbimeve komunale, të cilat përfshijnë menaxhimin e mbeturinave. Komunat megjithatë hasin në vështirësi në menaxhimin efektiv të mbeturinave të tyre për arsyee të mungesës së planeve për menaxhimin e mbeturinave, mungesa e ekspertizës në këtë fushë dhe pasiguria ligjore. Zhvillimi i qëndrueshëm i planeve për menaxhimin e mbeturinave ka një rol kyç në arritjen e një mjedisi të pastër. Në këtë kontekst, LOGOS-i mundësoi analizën e situatës aktuale në komunat e përzgjedhura dhe ka përkrahur ato në zhvillimin e Planit për menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta (PMMN).
Plani final i menaxhimit të mbeturinave të ngurta është miratuar në Viti dhe në Hanin e Elezit në vitin 2012 dhe komunat partnere të LOGOS-it janë ndër komunat e para që kanë një plan për menaxhimin e mbeturinave të ngurta e poashtu edhe një plan financiar.
Aktivitetet Mbështetëse për menaxhimin e mbeturinave
Mbështetja e LOGOS-it në menaxhimin e mbeturinave përbëhet nga metodologji të ndryshme që radhiten nga aftësimi deri tek trajnimi i stafit komunal në hartimin e metodologjisë dhe standardeve të kërkuara teknike për planet për menaxhimin e mbeturinave. LOGOS-i ka mundësuar konsultime publike, organizoi një vizitë studimore në Slloveni dhe ka mbështetur financiarisht blerjen e pajisjeve të nevojshme për realizmin e planeve të miratuara për menaxhimin e mbeturinave.
LOGOS-i ka shoqëruar dhe mbështetur tërë procesin e përgatitjes dhe hartimit të planeve komunale për menaxhimin e mbeturinave. Kjo përfshin trajnimin e parë të stafit komunal dhe të anëtarëve të shoqërisë civile në atë se si të analizohet implikimi i mbeturinave dhe gjendja e komunave përkatëse (shih më poshtë). Kur vlerësimi i mbeturinave ishte gati, konsulentët e LOGOS-it ofruan këshilla teknike për punën e grupeve punuese komunale dhe siguruan që kërkesat ligjore të ishin përmbushura (shih më poshtë).
Përveç kësaj, ishte organizuar një vizitë studimore në Slloveni në muajin prill të vitit 2011, në mënyrë që të mësohet nga përvojat e tjera në rajon. Programi përfshiu takime me akterë të ndryshëm në fushën e menaxhimit të mbeturinave si përfaqësuesit e Ministrisë Sllovene të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,zyrtarë të qeverisjes lokalesi dhe menaxhmenti i kompanive publike dhe private për mbeturina në Slloveni. Zyrtarëve komunalë u ishin ekspozuar praktikat e mira për menaxhimin e mbeturinave, ku u paraqiten sisteme efektive për grumbullimin e mbeturinave, planet menaxhuese financiare dhe sistemet e dizajnuara për menaxhimin e pagesave. Ky informim ka pasur për qellim t’u ofroj zyrtareve komunal të Kosovës shembujt të mundshëm dhe burime të inspirimit për zhvillimin e sistemit të tyre për menaxhimin e mbeturinave.
Përveç kësaj LOGOS-i ka mundësuar debate publike në të dy komunat partnere në mënyrë që të prezantoj draft planet tek qytetarët. Metodologjia e FORUMI-it ishte aplikuar për të organizuar konsultimet publike. Kjo dha në veçanti mundësinë për të diskutuar rrugët e propozuara dhe oraret për grumbullimin e mbeturinave si dhe tarifat e propozuara.
Së fundi, LOGOS-i përkrahu komunën e Hanit të Elezit me blerjen e kontejnerëve të nevojshëm për mbeturina, nëpërmjet Fondit të vet Investues. Komuna udhëhoqi procesin e prokurimit dhe ka përgatitur planin e shpërndarjes tek familjet. Çdo amvisëri është pajisur me një kontejner (120 l), si dhe kontejnerë për ndërtesa kolektive (1.1 m3).
Vlerësimi i sistemit për menaxhimin e mbeturinave
Në fazën e parë, LOGOS-i mbështeti vlerësimin e gjenerimit të mbeturinave dhe sistemet aktuale për menaxhimin e mbeturinave në nivel lokal. Siç u tha më lart, Hani i Elezit dhe Vitia ishin komunat partnere të përzgjedhura, si rezultat i kërkesës së tyre për mbështetje në këtë fushë. Vlerësimet u kryen nga stafi komunal, studentët, dhe kompanitë e mbeturinave të cilët fillimisht ishin trajnuar për kërkesat e një ushtrimi të tillë nga konsulentët të cilët lehtësuan këtë proces. Këto vlerësime kishin për qëllim një kuptim më të mirë të problemeve dhe nevojave specifike të të dy komunave partnere. Raportet e analizave edhe më tej kanë nënvizuar mundësitë për përmirësim, dhe propozuan instruksionet për një kurs të veprimit dhe procedurat për menaxhimin e mbeturinave në të ardhmen.
Më konkretisht, një analizim i mbeturinave përbëhet nga një vlerësim i popullsisë dhe ekonomive familjare në fushat nën hulumtim, sasia e mbeturinave të gjeneruara dhe sasia e kontejnerëve të tashëm, numrin aktual të makinerisë për grumbullim në dispozicion në komunë dhe numri i ditëve për grumbullimin e mbeturinave. Përveç kësaj, janë marrë mostrat e përbërjes së mbeturinave për arsye që të maten sasitë dhe përbërjet e mbeturinave për vitet e ardhshme. Në këtë drejtim, këto vlerësime të mbeturinave ishin gjithashtu të dobishme në përcaktimin e përqindjes së mbeturinave të gjeneruara që janë të riciklueshme ose jo- të riciklueshme dhe në vlerësimin e mundësive për kompostim. Vlerësimi i ka ndihmuar komunat që të parashikojnë dhe të planifikojnë se çfarë burime njerëzore dhe financiare do të jenë të nevojshme në të ardhmen.
Informacioni i mbledhur i ndihmon komunave përkatëse dhe LOGOS-it të punojnë në objektivat konkrete si në vijim: rritja e numrit të amvisërive që kanë qasje në shërbimet për grumbullimin e mbeturinave, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave rurale. Për t`u siguruar që shërbimet dhe grumbullimi janë të rregullta dhe se sistemet janë financiarisht të qëndrueshme. Masat konkrete për të arritur këto objektiva ishin të përfshira në planin për menaxhimin e mbeturinave.
Pjesëmarrja në hartimin e Planit për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta
Përfundimi i vlerësimeve të mbeturinave lejon komunën e Vitisë dhe Hanit të Elezit për të filluar zhvillimin e planit për menaxhimin e mbeturinave. Për këtë qëllim, Kryetarët e dy komunave partnere së pari emëruan një grup punues për të përgatitur draft planin. Këto grupe kanë punuar në koordinim të ngushtë me konsulentët e LOGOS-it. Në këtë drejtim, LOGOS-i ndihmoi grupet punuese që të strukturojnë punën e tyre. Konsulenti mori pjesë në të gjitha mbledhjet e grupeve punuese, përgatiti listën e pyetjeve që do të adresohen nga grupi punues dhe ofroi ekspertizën teknike mbi atë se si t’ju përgjigjen më së miri nevojave të komunës përkatëse.
Konsulenti i LOGOS-it gjithashtu u siguroi që draft Plani për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta (PMMN) të jetë në përputhje me kornizën e ligjore të Kosovës në fushën e mbeturinave. Zhvillimi i këtyre planeve adreson menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës dhe është bazuar në të gjitha informatat, mësimet e nxjerra dhe përvojat e mbledhura përmes vlerësimit të mbeturinave. Plani gjithashtu përmban një analizë të hollësishme financiare. Kjo përfshin një përmbledhje të burimeve njerëzore dhe financiare që janë të nevojshme për menaxhimin e mbeturinave, kostot operative dhe të mirëmbajtjes. Hartimi i PMMN-së shkoi krahas me zhvillimin e sistemit të monitorimit dhe realizimit.
Draft planet janë paraqitur më pas për publikun me rastin e Forumeve Komunale. Çështjet kryesore në diskutim ishin rrugët e propozuara dhe oraret për grumbullimin e mbeturinave si dhe tarifat që do të mblidhen për mbulimin e shpenzimeve.
PLANET PËR MENAXHIM TË QËNDRUESHËM TË MBETURINAVE
Viti | Hani i elezit |
Bashkëpunimi me AKK në mënyrë që të përshtaten kornizat ligjore të Kosovës për mbeturinat
Zhvillimi i Planeve për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta, u përball me një vonesë në vitin 2011, për shkak të pasigurisë lidhur me kornizën ligjore për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë. Problemi më i madh ishte se mbeti e paqartë se kush e zotëron kompetencën për menaxhimin e mbeturinave, komunat siç thuhet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale apo kompanitë rajonale në bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (NP). Në këtë kontekst, LOGOS-i ka ofruar mbështetje për aktivitetet lobuese të Asociacionit të Komunave të Kosovës, e cila kërkoi sqarimin dhe përshtatjen e Ligjit për NP dhe Ligjit për Mbeturina.
Ky bashkëpunim me AKK-në dhe këto aktivitete lobuese përfshijnë prodhimin e artikujve mbi problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen komunat rreth menaxhimit të mbeturinave dhe në zbatimin e kornizës ligjore. Një tjetër aktivitet përbëhej nga organizimi i një tryeze të rrumbullakët me Deputetët e Kuvendit të Kosovës në Nëntor të vitit 2011. Palët e interesuara të të dy niveleve si atij kombëtar dhe lokal u mblodhën së bashku për të diskutuar problemet dhe sfidat në fushën e menaxhimit të mbeturinave.
Planet e Miratuara
Plani për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta i komunës së Hanit të Elezit u miratua në mbledhjen e Kuvendit Komunal në Janar të vitit 2012, ndërsa Kuvendi Komunal i Vitisë miratoi planin përfundimtar në Tetor të po atij viti.
Artikujt e shtypit lidhur me këtë
Schweiz “beseitigt” Müll in Hani i Elezit – Albinfo.ch – 15.10.2012
Zvicra e pajis çdo shtëpi të Hanit të Elezit me shporta bërlloku – Koha Ditore – 15.10.2012
Kontejner për mbeturina për çdo familje të Komunës së Hanit të Elezit – Hani i Elezit/Elez Han – 14.10.2012
Vitia bëhet me plan komunal për menaxhim të mbeturinave – Koha ditore – 21.09.2012
Komunat duan kompetenca, Besiana Xharra, Zëri.info, 23.10.2011,
Vitia dhe Hani i Elezit me plane për menaxhim të mbeturinave, Website of the Municipality of Hani I Elezit, 12 July 2011
Related Pictures
[nggallery id=6]