Barazia gjinore

LOGOS-i mbështet të gjitha komunat partnere në fushën e përfshirjes gjinore. Përfshirja gjinore arrihet përmes mbështetjes së qeverisë lokale në vënjen në praktikë të Ligjit për Barazi Gjinore, veçanërisht duke përkrahur pjesëmarrjen e grave ne strukturat komunale dhe nën komunale, duke përfshirë gratë në trajnime, organizimin e angazhimit të grave nëpërmjet mekanizmave konsultativ/vendimmarrës me pjesëmarrje tashmë te vendosura duke futur elemente të analizave gjinore në planifikim, dhe buxhetim dhe ndërgjegjësimin e zyrtareve të qeverisë lokale ndaj çështjeve gjinore.

Kampanja per ngritjen e vetedijes per qeshtje gjinore Buxhetimi i njdeshëm gjinor
Artikujt nga gazetat Fotografitë përkatëse
Kampanja per ngritjen e vetedijes per qeshtje gjinore

Në mars të vitit 2012 LOGOS-i ka realizuar një fushatë për vetëdijesim gjinor. Qëllimi i fushatës ishte të rrisë vetëdijesimin e publikut dhe stafit komunal për çështje gjinore. Për fushatën e cila si fokus kishte publikun e gjerë LOGOS-i ka përgatitur afishe/posterw që ishin vendosur nëpër billborde për gjatë rrugëve regjionale në të gjitha komunat partnere (Kamenicë, Viti, Novobërdë, Hani i Elezit, Ranillug, Kllokot-Vërbovc, Partesh, Shtërpcë dhe Kaçanik). Gjithashtu është realizuar edhe një reklamë televizive që transmetohet 3 herë në javë gjatë muajit mars të vitit 2012, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) [në gjuhën Shqipe dhe Serbe] dhe në Koha Vizion (KTV) [në gjuhën Shqipe]. Për fushatë komunale LOGOS-i u ka siguruar komunave postera të cilët adresojnë çështjet gjinor që janë nën kompetencën komunale siç janë shëndetësia, arsimi, menaxhimi financiar, pjesëmarrja dhe përfaqësimi i gruas në ekzekutivin komunal dhe në kuvendin komunal. Afishet/Posterët u shpërndan në të gjitha komunat partnere dhe janë vendosur ne objektin e komunës.

“Kampanja per ngritjen e vetedijes per qeshtje gjinore – TV Spot”

“Awareness Campaign – Billboards”

[nggallery id=23]

“Kampanja per ngritjen e vetedijes per qeshtje gjinore – Billboardi”

[nggallery id=26]

“Kampanja per ngritjen e vetedijes per qeshtje gjinore – Posters: Gender equality in municipal policies”

[nggallery id=24]
Buxhetimi i njdeshëm gjinor

Buxhetimi i ndjeshëm gjinor është një metodë e re që aplikohet gjatë hartimit të buxhetit e që ndihmon komunën për ndarjen e barabartë të mjeteve në baza gjinore si dhe zbatimin e politikave dhe programeve që në të ardhmen të bëhet planifikimi i buxhetit në mënyrë të barabartë gjinore. LOGOS i përkrah zyrtarët komunal për çështje gjinore dhe këshilltaret e kuvendit komunal në të gjitha komunat partnere për të aplikuar procesin e buxhetimit të ndjeshëm në baza gjinore dhe të bëjnë reflektim më të madh në lidhje me problemet gjinore në procesin e buxhetimit. LOGOS-i konsideron se pjesëmarrja e më e madhe këshilltareve të kuvendeve komunale dhe OJQ-ve për çështje gjinore ndihmon në përfshirjen e çështjeve gjinore në faza më të hershme. LOGOS-i mbështet vazhdimin e pjesëmarrjes nga këto grupe në fazat e më vonshme për të siguruar që qeveritë komunale zbatojnë buxhetin sipas marrëveshjes në mënyrë të ndjeshme gjinore.

Me qëllim që të promovojmë një zhvillim të qëndrueshëm  në këtë fushë, LOGOS-i  ka shpërndarë doracakun për planifikimin dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor.

Në Nëntor të vitit 2012 LOGOS-i ka bashkë organizuar një konferencë ndërkombëtare mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor. Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe akterët kyç  nga niveli qëndror dhe lokal si dhe përfaqësues ndërkombëtar nga Gjermania, Suedia dhe Shqipëria. Gjatë kësaj konference,   janë shkëmbyer praktikat më të mira si dhe sfidat.

Artikujt nga gazetat

Gratë, me status të avancuar në punësim e planifikim buxheti -­‐ Koha Ditore, 17.05.2013
Gender Responsive Budgeting: Challenges and Practices” – 15.11.2012
Buxhetimi gjinor, sfidë për institucionet, Gazeta Express, 15.11.2012
Barazia gjinore objektiv i shoqërisë, 2Lonline.com, 9.11.2011
Zvicra investon në fuqizimin e grave kaçanikas në vendimmarrje, Ekrem Raka, Koha Ditore, 7.11.2011
LOGOS mbështet komunat e Kosovës jug-lindore në barazi gjinore dhe informim public, Website of Hani I Elezit, 2.11.2011

 

Fotografitë përkatëse

[nggallery id=20]