Struktura komunale

LOGOS-i ndihmon të gjitha komunat partnere në përmirësimin e strukturave komunale. Në mënyrë që të rrit efektiviteti dhe organizimin e strukturës komunale, dhe të ndihmoj komunat të ofrojnë shërbime publike për qytetarët në gjithë territorin e tyre.  LOGOS-i ka ndihmuar të nxirret dhe të zbatohet një rregullore e re nën-komunale.

Forcimi i bazës teknike komunale           Themelimi i një  “Zyre Pritëse”
Zhvillimi i një rregulloreje nën-komunale Mbështet Informimin Publik Komunal
Artikujt nga gazetat Fotografitë përkatëse
Forcimi i bazës teknike komunale

Në fillim të fazës së II-të, projekti së pari investon në forcimin e bazës teknike të administratave komunale të Kllokot – Vërbovc, Ranillugut dhe Parteshit të cilat janë komuna të krijuara në kohën e fundit, dhe në komunën e Novobërdës dhe Shtërpcës të cilat komuna u vlerësuan me mungesë të materialeve kryesore. Ai mundëson sigurimin e pajisjeve esenciale për punë (të tillë si: kompjuterë, printerë, fotokopje, etj.) dhe trajnime bazë për specialistët relevant për të punuar me to.

Themelimi i një  “Zyre Pritëse”

Themelimi  i Qendrave për Shërbim të Qytetarëve (One Stop Shop) në Partesh, Viti dhe Han të Elezit
LOGOS Faza Kalimtare 2013 ka instaluar QSHQ-të nëpër komunat partnere. Qendra për Shërbimin e Qytetarëve përmirëson shërbimet e qytetarëve dhe ofron shërbime vetëm përmes kësaj zyre. Përveç kësaj, projekti themelon një sistem të zyrë ndihmëse/ sportel që nëpërmjet një rrjeti elektronik dërgohen të gjitha kërkesat tek drejtoritë përkatëse në ndërtesë nga sporteli në Qendrën për Shërbime për Qytetarë. Ky softuer për rrjetin elektronik, është në përputhje me kërkesat e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Instalimi i Qendrave për Shërbimin e Qytetarëve në komunat me shumicë serbe do të kenë efekt pozitiv të drejtpërdrejtë në përmirësimin e të gjitha shërbimeve administrative komunale. Themelimi dhe funksionimi i QSHQ-së është duke ndjekur me kujdes Udhëzimin Administrativ me numër 2011/ 03 për QSHQ-të të MAPL-së.

Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është aplikuar në të gjitha komunat partnere
LOGOS Faza Kalimtare 2013 fokusohet në zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Projekti përdor të njëjtën qasje dhe instrumente të zhvilluara gjatë LOGOS fazës së dytë. Rezultatet e këtyre aktiviteteve janë integruar në diskutimet për buxhetin e vitit 2014. Si pjesë e këtyre aktiviteteve për BPGj-në, projekti vazhdon me përditësimin e pyetësorëve gjinorë të cilët janë punuar gjatë Fazës së II-të.

Një “Zyrë Pritëse” është inauguruar më 7 qershor të vitit 2011 në komunën e Kamenicës.
Themelimi i kësaj zyre pritëse jep një shembull të qartë të përmirësimit të strukturës organizative të komunës. Koncepti i zyrës pritëse i referohet themelimit të një “tavoline të vetme” për shërbimet administrative në dispozicion të qytetarëve. Kur qytetarët më herët kishin nevojë të takonin një zyrtar të caktuar komunal varësisht prej shërbimit që ata kishin nevojë, atyre ju duhej të ecnin nëpër zyrat komunale, përparsia e shtuar nga zyra pritëse është së një numër i madh i shërbimeve mund të ofrohen në një vend.

Megjithëse lista e shërbimeve që do të vihet në dispozicion të zyrës pritëse ishte dhënë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ishin dhënë disa kontribute  nga LOGOS-i  për implementimin e zyrës pritëse. Së pari ai financoi renovimin, orenditë e zyrës dhe sigurimin e pajisjeve përkatëse të TI-ve. LOGOS-i më tej mbështeti trajnimin e stafit komunal për procedurat e reja e një zyre pritëse. Për këtë qëllim, janë organizuar trajnime specifike dhe LOGOS-i organizoi vizita në komunat ku zyrat e ngjashme tashmë janë duke funksionuar.  Në fund ishte përpiluar një broshurë në mënyre që të informojë qytetarët për shërbimet e ofruara nga zyra pritëse.

Doracak për themelimin e qendrës për shërbime për qytetarë dhe praktikat e mira nga komuna e Kamenicës

Brochure on Municipal Services One-Stop Shop
Brochure on Municipal Services One-Stop Shop

Si rezultat kyç, shërbimet komunale tani mund të ofrohen për të gjithë banorët në një vend të vetëm dhe mundësia e qasjes në shërbimet administrative është përmirësuar. LOGOS-i ka organizuar sondazhe të ndryshme për të matur ‘kënaqëshmërinë e qytetarëve’ me këtë strukturë të re. Sondazhet tregojnë se më shumë se 90% e qytetarëve që vizituan zyrën pritëse ishin të kënaqur me cilësinë e shërbimeve. Qytetarët për më tepër deklarojnë veten të informuar rreth procedurave dhe llojeve të shërbimeve që janë dorëzuar. Sondazhet më tej treguan se koha e nevojshme për procedurat e reduktuara. Krahasuar me të gjitha komunat tjera ku LOGOS-i është aktiv, Kamenica merr pikët më të larta të përformancës së përgjithshme të strukturave administrative komunale. Bazuar në këtë sukses, LOGOS Faza Kalimtare instaloi Zyrat Pritëse në lokalet e reja të komunave me shumicë Serbe. Projekti ka vendosur një rrjet elektronik që i dërgon të gjitha kërkesat nga recepcioni në zyrën pritëse në departamentin përkatës në ndërtesë. Softueri për këtë rrjet elektronik është në pajtim me kërkesat e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Zhvillimi i një rregulloreje nën-komunale

Që nga fillimi i vitit 2011, LOGOS-i ka qenë duke punuar në zhvillimin e një rregulloreje nën-komunale për komunat ku një legjislacion i tillë mungonte. Me bazën e tij ligjore në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, synimi i një rregulloreje të tillë komunale është që të formalizoj mekanizmat konsultativ në mes autoriteteve komunale dhe fshatrave, për të siguruar rregulla për përbërjen dhe  për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme që mund të ndërmerren në nivel të fshatit.

Me qëllim që të mbështes komunat në hartimin e rregullores nën-komunale, LOGOS-i u sigurua që janë zhvilluar konsultime të shumta dhe të bëjë që procesi i hartimit të ketë sa më shumë pjesëmarrës që është e mundur. LOGOS-i fillimisht përgatiti rregulloren me komisionet komunale. Sapo që drafti i parë ishte i gatshëm, LOGOS-i organizoi takime me të gjithë përfaqësuesit e fshatrave të komunës së caktuar në mënyrë që të paraqesin dhe të diskutojnë draftin. Konsultimet e mëtejshme janë organizuar me akterët në nivel kombëtar, në veçanti me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). Këto raunde të konsultimeve mundësuan të zhvillohet një draft rregullore që është mbështetur dhe përhapur në tërë Kosovën, nga MAPL-ja dhe AKK-ja.

Letër njoftuese nga MAPL për futjen
e rregullores në nivel nën-komunal:
[Shqip] [Serbisht]
Draft Rregullorja nën-komunale: [Anglisht] [Shqip] [Serbisht]

Të gjitha komunat partnere kanë përshtatur dhe miratuar rregulloren nën-komunale. Në pranverën e vitit 2013, në shtatë komuna partnere janë zgjedhur këshillat e fshatrave. Pasi u mbyll ky proces, udhëheqësit e fshatrave u trajnuan nga stafi komunal në bashkëpunim me LOGOS-in.

Mbështet Informimin Publik Komunal

Qytetarët plotësisht të informuar dhe të përfshirë në mënyrë aktive janë me rëndësi të madhe për funksionimin efektiv të komunave dhe janë aspekti kryesor i një procesi demokratik të decentralizimit. Bazuar me një vlerësim të bërë nga Instituti i Kosovës për Qeverisje Lokale (IKQL) LOGOS-i ka vërejtur një mungesë të përgjithshme të informimit publik dhe sensibilizim më të gjerë nga komunat ndaj qytetarëve të tyre dhe mungesën e pjesëmarrjes së qytetarëve. Në mënyrë që të promovoj transparencën dhe kështu që më mirë të informojë dhe përfshijë qytetarët në bërjen e politikave komunale, LOGOS -i mbështet komunat e saj partnere në fushën e informimit publik.

Në partneritet me konsulentët lokal, LOGOS-i së pari  këshillon dhe ofron mbështetje në punë tek zyrtarë komunal për informim publik në mënyrë që ata të zhvillojnë kompetencat e tyre dhe të organizojnë më mirë punën e tyre. LOGOS-i gjithashtu ka ndarë grande nga 2000 Euro për secilën komunë partnere në vitin 2011. Ky grand ishte ofruar në pilot skemën “ direkt në mbështetje buxhetore” në mënyrë që të promovoj fleksibilitet në përdorimin e fondeve.

Zyrtarët komunal për informim publik janë të përfshirë në të gjitha aktivitetet e LOGOS-it dhe luajnë një rol aktiv në organizimin e konsultimeve/debateve publike në çështjet të cilat janë zhvilluar nga komunat e tyre përkatëse në partneritet me LOGOS-in.

Artikujt nga gazetat

Isak Behluli lider i fshatit Pasjak -­‐ 2LOnline, 14.05.2013
Hani i Elezit bëhet me kryepleq të rinj fshatrash – Koha Ditore, 10.04.2013

Fotografitë përkatëse

[nggallery id=5]