LOGOS-i mbështet komunat partnere në fushën e të hyrave vetanake (THV). Këto janë të hyra që komuna mund t’i mbledhë vet duke u bazuar në ligjin mbi financat e pushtetit lokal, siç janë taksat komunale, tarifat dhe pagesat tjera për shërbimet publike të ofruara nga komuna. Mbështetja e LOGOS-it për rritjen e të hyrave vetanake ka pasur progres në disa faza. Në vitin 2010, LOGOS-i në fillim ka mundësuar analizën e bazës së të hyrave dhe potencialin e të hyrave për komunat partnere. Këto vlerësime kanë lejuar udhëzimin dhe këshillimin e zyrtareve komunalë rreth mobilizimit të burimeve dhe informacioneve të rregullta dhe komunikimin me qytetarët. Po ashtu ata kanë lejuar që të identifikojnë tatimin në pronë si fushë prioritare të punës.
Analiza e bazës së të hyrave dhe potenciali i të hyrave
LOGOS Faza Kalimtare 2013 i ka përkrahur komunat në përpjekjet e tyre për ta rritur inkasimin e tatimit në pronë dhe i ka shpërnarë praktikat e mira si rezultat i këtyre përpjekjeve në mbarë Kosovën, në bashkëpunim me AKK-në.
![]() |
17 mënyra për t’i rritur të hyrat nga tatimi në pronë – 2013 |
Në vitin 2009, asnjë nga komunat partnere nuk kishte një analize të zbatueshme dhe realiste të bazës së të hyrave vetanake dhe potencialin për të ardhmen, prandaj LOGOS-i ka mundësuar analizimin e burimit të të hyrave komunale për periudhën 2007-2011 dhe potencialin për rritjen e të hyrave komunale për periudhën 2011-2016. Ekspertët e LOGOS-it kanë bërë një vlerësim bazuar në historinë e të dhënave, vizitat në terren dhe diskutimet me zyrtarë komunal. Raportet e përpiluara duhet të shihen si një vlerësim i jashtëm dhe i pavarur rreth performancës së komunës në gjenerimin e THV-ve dhe në vlerësimin e potencialit komunal për THV-të në të ardhmen. Raportet përfshijnë supozime rreth mangësive në mbledhjen e taksave për secilën komunë individualisht dhe sugjerime për fushat në të cilat mund të ketë rritje të të hyrave vetanake nga ana e komunës. Në bazë të këtyre raporteve LOGOS-i ka identifikuar tatimin në pronë si fushë prioritare të punës për vitin 2011.
![]() |
|
Rritja e të hyrave vetanake nga tatimi në pronë
Sikurse është nxjerrë nga analizat e raporteve të të hyrave vetanake, mundësia më e madhe për zhvillimin e të hyrave vetanake të komunës bazohet në rritjen e mbledhjes së taksave në pronë. Problemet në fushën e mbledhjes së taksave në pronë janë të shumta. Së pari, një numër i konsiderueshëm i pronave nuk janë të regjistruara kështu që i ikin faturimit, dhe e dyta, komunat kanë ende vështirësi në zbatimin e pagesave të taksave.
Duke u bazuar më lartë, LOGOS-i së pari ka mbështetur komunat për regjistrimin e objekteve/pronave të paregjistruara. Në këtë drejtim, së pari, u realizua një trajnim në partneritet me Ministrinë e Financave për atë se cilat lloje të objekteve janë subjekt i tatimit në pronë dhe si t`i regjistrojnë ato. Ekipet komunale të trajnuara më pas u dërguan në teren në mënyrë që të verifikojnë të dhënat që janë në dispozicion dhe të regjistrojnë objektet e paregjistruara. Kjo mbështetje ka treguar rezultate të qarta dhe të gjitha komunat partnere kanë raportuar një rritje të objekteve që i nënshtrohen pagesës së tatimit në pronë.
Rezultati në regjistrimin e objekteve të paregjistruara
Ky azhurim i bazës së të dhënave komunale lejon komunat që të kenë një pasqyrë më të qartë se çfarë përfitime financiare mund të priten nga tatimi në pronë. Kjo gjithashtu drejtoi LOGOS-in dhe partnerët komunal të përshtaten dhe të precizojnë objektivat për vitin 2012. Momentalisht, LOGOS-i me partnerët e tyre është duke punuar në matjen dhe stimulimin për të përmirësuar pagesat e faturave.
Regjistrimi i pronave të paregjistruara në tërë Kosovën
Siç është paraqitur më sipër, metodologjia e propozuar nga LOGOS-i për “Regjistrimin e objekteve të paregjistruara” dhe kështu që të bëjë azhurnimim e bazës së të dhënave komunale ka mundësuar rezultate shumë të prekshme. LOGOS-i dhe agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (Sëiss Agency for Development and Cooperation), në mënyrë që të favorizojnë përsëritjen e metodologjisë, kanë vendosur të ndajnë këto zhvillime pozitive me partnerët dhe aktorë të tjerë të interesuar që punojnë në fushën e qeverisjes lokale. Si rezultat i diskutimit, Ministria e Financave, projekti DEMI i USAID-it dhe LOGOS-i do të mbështesin pjesën tjetër të komunave të Kosovës për azhurnimin e të dhënave të tyre dhe zbatimin e metodologjisë që më parë është zbatuar me partnerët komunal të LOGOS-it. Ky proces ka filluar në Prill të vitit 2012. LOGOS-i drejtpërdrejtë do ti mbështes 11 komuna.
Vizitë studimore në Hungari – Korrik 2010
LOGOS-i më tej ndihmon komunat e veta partnere përmes një shumëllojshmërie të aktiviteteve të projektit. Për shembull, kjo përfshin një vizitë studimore për zyrtarët komunal në Hungari në Korrik të viti 2010. Kryetarët e komunave dhe drejtorët e financave kanë pasur një trajnim intensiv tre ditor në temën e taksave vendore, me objektivin për të zhvilluar kapacitetet komunale në rritjen e të hyrave vetanake. Një tjetër objektiv i vizitës ishte ballafaqimi i zyrtarëve komunal me metodologji të tjera që mund të jenë të ri-përsëritshme ose të shërbejnë si burim frymëzimi për përmirësimin e normave të mbledhjes së taksave komunale në Kosovë.
Praktikat më të mira në takimet rajonale
Përveç kësaj, LOGOS organizon takime dy herë në vit për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e të hyrave vetanake. Këto punëtori sjellin së bashku departamentet komunale të financave nga të gjitha komunat partnere dhe lejojnë krahasimin dhe ndarjen e metodologjive dhe procedurave të përdorura në nivel komunal për mbledhjen e përmirësuar të THV-së.
Konferenca lidhur me tatimin në pronë
Çfarë mund të bëhet për të rritur vjeljen e tatimit në pronë në Kosovë? Kjo ishte tema kryesore e trajtuar gjatë konferencës lidhur me tatimin në pronë të mbajtur më 13 Dhjetor 2012 në Prishtinë, organizimi i së cilës u përkrah nga SDC LOGOS . Konferenca mblodhi së bashku rreth 100 pjesëmarrës – përfaqësues të Ministrisë së Financave, të AKK-së, Kryetarë të Komunave dhe përfaqësues të tjerë të komunave, ekonomistë, organizata ndërkombëtare etj.
![]() |
Manualin e THV |
Artikujt nga Gazetat
Heqja e participimit qytetar lehtëson arkëtimin e mjeteve nga tatami në pronë – Koha Ditore, 16.04.2013
Komunat kundër zvogëlimit të buxhetit të tyre nga 10 në 8 për qind – Koha Ditore, 02.04.2013
Komunat duan pavarësi nga qendra – Tribuna, 23.03.2013
Komunat kërkojnë pavarësi financiare – Zëri, 16.03.2013
Komunat kamuflojnë të hyrat vjetore nga tatimi në prone – Koha Ditore – 13.12.2012
Tatimi në pronë sfidon punën e komunave qe 12 vjet – Koha Ditore – 28.09.2012
OSR – Komunat aktivizohen ndaj fshehësve të pronave – Zeri – 15.09.2012
Komunat nisin me regjistrimin e pronave të paregjistruara – Gazeta Bota Sot – 10.09.2012
Zyrtarët komunalë trajnohen për regjistrimin e pronave të paregjistruara, website of the Municipality of Gjilan, 16.05.2012
Ndërmarrjet shoqërore të Vitisë borxhlinjtë më të mëdhenj të Komunës, Ibrahim Sefedini, Koha Ditore, 13.01.2012
Pasojat e procesit buxhetor, Besiana Xharra, Zëri.info, 13.11.2011
LOGOS ndihmon komunën e Novobërdës në regjistrimin e pronave të pa regjistruara, website of the municipality of Novo Brdo/Novobërdë, 07.07.2011
Nis registrimi i objekteve të paregjistruara, by Ekrem Raka, Koha Ditore, 19.06.2011
Në katër komuna nis registrimi i pronave të paregjistruara, by Ibrahim Sefedini, Koha Ditore, 16.06.2011
Planet e dëmshme të Qeverisë, Besiana Xharra, Zëri.info, 15.01.2011
Zyrtarët komunalë trajnohen për regjistrimin e pronave të paregjistruara, web-faqja e komunës së Gjilanit, 16.05.2012
Financat komunale
LOGOS Faza Kalimtare (2013) ka përkrahur AKK-në dhe Kolegjiumin e saj të Financave në lobim për rishikimin e ligjit mbi financat lokale. Kjo është bërë në bashkëpunim me projektin e BE-së “Bashkëpunimi Evropian për Komuna më të Fuqishme ” dhe USAID/DEMI. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, është zhvilluar një raport që analizon strukturën e financave komunale, dhe që kryen një “kontroll të realitetit” mbi burimet në dispozicion të komunave në raport me kërkesat e vendosura mbi to.
Fotografitë përkatëse
[nggallery id=4]