Planifikimi i Buxhetit

LOGOS-i përkrah të gjitha komunat partnere në mekanizmat e buxhetimit vjetor. Idea kryesore është të rris transparencën dhe llogaridhënien e procesit të buxhetit dhe menaxhimin e financave publike të komunave partnere, dhe të rris të kuptuarit e qytetarëve rreth këtij procesi në të njëjtën kohë. Këto aktivitete fokusohen në udhëzimin dhe trajnimin e zyrtarëve komunal në procesin e buxhetimit publik dhe menaxhim të financave.  Një prioritet është promovimi i përfshirjes aktive dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit dhe ekzekutimin e buxhetit (me vëmendje të veçantë në përfshirjen e fshatrave). Një prioritet tjetër janë dispozitat e informimit dhe komunikimit të rregullt me qytetarët mbi buxhetimin dhe financat.

Hartimi i planeve të buxhetit Përfshirja e qytetarëve në ekzekutimin e buxhetit
Përfshirja  e qytetarëve në planifikimin e buxhetit
Artikujt nga Gazetat Fotografitë përkatëse
Hartimi i planeve të buxhetit

LOGOS-i mbështet komunat e veta partnere në hartimin e planeve të buxhetit në zhvillimin e mekanizmave të buxhetit vjetor. Me kërkesë të komunave partnere të LOGOS-it është vendosur mbështetja për menaxhimin e financave. LOGOS-i ka kërkuar që mbështetja duhet të jetë komplementare me punën e organizatave të tjera ndërkombëtare dhe agjencionet vendore me komunat përkatëse në këtë fushë.

Derisa projekti DEMI i USAID-it ka ofruar udhëzime dhe trajnime për komitetet relevante të Kuvendit Komunal në mënyrë që të forcoj rolin e tyre mbikëqyrës në buxhetimin publik dhe menaxhimin e financave, LOGOS-i ishte fokusuar në ngritjen e kapaciteteve të degës ekzekutive. LOGOS-i ka ofruar udhëzime dhe trajnime për komitetet relevante të Kuvendit Komunal në mënyrë që të forcoj rolin e tyre mbikëqyrës për procesin e buxhetimit. Është me rëndësi se këto plane janë në një linjë me kërkesat ligjore sipas Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal dhe Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, mes të tjerave.

Përgjatë kursit të vitit 2011, u theksua rëndësia e qëndrueshmërisë së intervenimeve që janë bërë nga projekti LOGOS. Në fushën e financave ishte propozuar një zhvendosje graduale nga projekti tek komuna. Nga komunat është kërkuar të buxhetojnë mjete financiare për zbatimin e mëtejmë të aktiviteteve, në mes tjerash për informim publik, elemente të buxhetimit të ndjeshëm gjinor dhe menaxhimit të mbeturinave të ngurta, po gjithashtu edhe pagesën e nevojshme të kërkuar për AKK-në në buxhetin e vitit 2012. Në vitin 2013, LOGOS-i gjithashtu ka organizuar trajnime për kryetarët e sapo zgjedhur të këshillave të fshatrave për të informuar ata lidhur me ciklin e planifikimit të buxhetit.

Prezantimi i buxhetit të komunave

2011 2013
• Hani i Elezit  AL AL
• Kaçanik  AL AL
• Kllokot  Vërbovc  AL
AL
• Kamenicë  AL
AL
• Novobërdë  AL
AL
• Partesh  SR SR
• Ranillug  SR AL
• Shtërpcë  AL
AL
• Viti  AL
AL
Përfshirja e qytetarëve në ekzekutimin e buxhetit

LOGOS-i ndihmon komunat për organizimin e takimeve publike për të prezantuar dhe diskutuar ekzekutimin e buxhetit. Pas këtij komponenti qëndron ideja e ngritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe transparencës në procesin e buxhetimit dhe menaxhimit të financave publike në komunat e Kosovës.

LOGOS-i ka mbështetur komunat partnere në prezantimin e buxhetit, dhe ka publikuar broshura informative të cilat përfshijnë detaje rreth buxheteve komunale. Këto broshura ofrojnë detaje mbi alokimin e buxhetit, duke përfshirë shpenzimet (investimet), mëditjet komunale si dhe sukseset në mbledhjen e të hyrave vetanake. Broshurat janë shpërndarë në institucionet dhe ndërtesat publike, shkolla dhe qendrat e qytetit të komunave përkatëse, dhe kanë shërbyer si e dhënë për takimet rreth buxhetit që mbahen në mes periudhës kohore Shtator dhe Qershor të vitit 2011. Varësisht nga madhësia e komunës një sasi prej 800 deri në 1500 broshura janë shtypur për shpërndarje. Një studim i kryer në fund të vitit 2011 për fat të keq ka treguar rezultate të pabarabarta dhe nganjëherë zhgënjyese në shpërndarjen e broshurave. Mesatarisht vetëm 1 në 6 qytetarë ka marrë informacione, dhe në disa komuna një numër shumë i ulët i broshurave ka arritur në duart e publikut. Në anën tjetër, ka treguar se broshurat kanë pasur efekt në të paktën 40% të rasteve, pra njerëzit kanë marrë pjesë në takim. Duke pasur parasysh rezultatet e mësipërme, LOGOS-i do të vazhdojë të mbështesë dhe këshillojë komunat partnere rreth informimit publik.

Përfshirja  e qytetarëve në planifikimin e buxhetit

LOGOS-i gjithashtu synon që të rrisë përfshirjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në planifikimin e buxhetit. Kjo realizohet përmes organizimit të konsultimeve publike për buxhetin dhe menaxhimin e financave në të gjitha komunat partnere. LOGOS-i ka mbështetur takimet mbi buxhetimin duke ndihmuar komunat në organizimin e takimeve, duke ftuar kryesuesit e fshatrave dhe qytetarët pjesëmarrës dhe duke marrë rolin e moderatorit në këto diskutime. LOGOS-i ka realizuar këto aktivitete në bashkëpunim me projektin DEMI projekt ky në kuadër të USAID-it. Aktivitetet janë koordinuar, madje edhe disa takime janë organizuar bashkërisht. LOGOS-i është përqendruar në kryesuesit e fshatrave, ndërsa USAID-i është përqendruar në përfshirjen e grupeve të tjera të synuara si për shembull, sektori i biznesit apo gratë. Qëllim kryesor ka qenë rritja e mesatares së pjesëmarrjes të qytetarëve për 50 %. Siç mund të shihet në figurën e mëposhtme, afërsisht në gjysmën e komunave ky qëllim është arritur. Shkalla e pjesëmarrjes ndryshon nga 15 deri në 120 njerëz.

Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjimin publik për buxhetimin dhe menaxhimin e financave. 

Artikujt nga Gazetat

Kamenica me investime të prekshme zhvillimore – Epoka Ere – 20.07.2012
Kaçanikasit duan transparencë më të madhe për tenderët, Ekrem Raka, Koha Ditorre, 11/02/2012
Komuna debaton me qytetarët ekzekutimin e buxhetit të vitit 2011,
Komuna debaton me qytetaret ekzekutimin e buxhetit

Fotografitë përkatëse

[nggallery id=3]