Planifikimi Hapësinor

LOGOS Faza e II-të mbështet 6 komuna partnere në zhvillimin e përzgjedhjeve të planeve hapësinore të kërkuara ligjërisht: Planet Zhvillimore Komunale (PZHK), Planet Zhvillimore Urbane (PZHU) dhe Planet Rregullative Urbane (PRU). Plani Zhvillimor Komunal është dokumenti më i rëndësishëm në këtë drejtim pasi që përcakton prioritetet zhvillimore të komunave për dhjetë vitet e ardhshme.

Aktivitetet e LOGOS-it përqendrohen së pari në sigurimin e mbështetjes teknike dhe ekspertizës në komunat partnere. LOGOS-i ndihmon komunat në zhvillimin e strategjive për zhvillimin e komunës, buxhetit dhe planit për zbatimin e këtyre strategjive si dhe të vendosë një sistem që do të monitorojë implementimin e planeve të miratuara. Paralelisht, LOGOS-i mbështet partnerët e saj në organizimin e konsultimeve publike mbi opsionet e përzgjedhura për planet e zhvillimit. LOGOS-i gjithashtu punon në koordinim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), e cila është përgjegjëse për shqyrtimin dhe miratimin e planeve përfundimtare.

Hartimi i planeve zhvillimore dhe hapësinore komunale Konsultimet Publike
Artikujt nga Gazetat Fotografitë përkatëse
Hartimi i planeve zhvillimore dhe hapësinore komunale

LOGOS-i mbështet komunën e Kamenicës, Novobërdës, Shtërpcës, Kaçanikut, Ranillugut,  dhe Kllokotit –– Vërbovc në zhvillimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) të tyre, Planit Zhvillimor Urban (PZHU) dhe/ose Planit Rregullativ Urban (PRU), pasi që në këto komuna ende mungojnë planet e kërkuara ligjërisht. Komunat tjera partnere tashmë ose kanë në dispozicion një plan zhvillimor, ose mbështeten nga donatorët e tjerë në procesin e hartimit të planit. Objektivi i mbështetjes së LOGOS-it është se planet zhvillimore dhe hapësinore të jenë nën realizim deri në fund të vitit 2012. Të gjitha komunat e përzgjedhura partnere aplikojnë një qasje sistematike, pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirëse në planifikimin zhvillimor. Në këtë drejtim, prioritet në nivel të fshatrave merren gjithashtu parasysh.  Një sistem për monitorimin e zbatimit të planeve duhet të zhvillohet dhe të funksionojë në vitin e ardhshëm.

Procesi i hartimit të PZHK-ve, PZHU-ve dhe PRU-ve përbëhet nga 5 faza të ndryshme, të cilat pasqyrojnë kapituj të ndryshëm që duhet të përfshihen në çdo plan hapësinor:

  1. Analiza e Situatës dhe Profili Zhvillimor Hapësinor
  2. Përcaktimi i vizionit, parimeve dhe qëllimeve
  3. Zhvillimi i Kornizës për Zhvillim Hapësinor Komunal
  4. Zhvillimi i strategjive dhe veprimeve zbatuese
  5. Hartimi i dispozitave zbatuese

Përgjegjësia për hartimin e këtyre kapitujve të njëpasnjëshëm u është dhënë grupeve punuese komunale të planifikimit, të cilat punojnë në bazë të temave të caktuara (zhvillimi ekonomik, mjedisor, përdorimi i tokës, çështjet demografike etj.). Këto grupe punuese përfshijnë edhe nëpunësit civil dhe po ashtu shoqërinë civile. Për t`u siguruar që niveli nën-komunal është i përfshirë në  planifikimin e zhvillimit të komunës, fshatrave u është mundësuar përfaqësim i veçantë në këto grupe punuese komunale. LOGOS-i shoqëron punën e këtyre grupeve punuese. Ofron ekspertizë teknike, mbështet financiarisht përgatitjen e hartave të nevojshme dhe jep këshilla rreth procesit të hartimit në tërësi. Më tej, rëndësi të veçantë ka që planet të jenë në linjë me kërkesat ligjore të cilat janë të përcaktuara me Ligjin për Planifikim Hapësinor si dhe udhëzimet për zbatimin e planifikimit hapësinor siç janë prezantuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Përveç mbështetjes teknike që u ofrohet grupeve punuese, LOGOS-i mbështet komunat partnere përmes grumbullimit, përkthimit dhe vënies në dispozicion të informatave përkatëse për planifikimin hapësinor. Janë organizuar seminare të ndryshme praktike në mënyrë që të trajnojnë zyrtarët komunale dhe ti mbështesin ata në punën e tyre (për shembull se si të zhvillojnë një profil komunal, në vizione, etj…). Përveç kësaj, është organizuar një vizitë studimor në Kroaci që të u ofrojë zyrtarëve komunal mundësinë që të mësojnë nga përvoja dhe njohuritë e komunave kroate në zhvillimin e planit komunal hapësinor dhe urban.
Plani rregullues urban “Zona e I-rë” Kaçanik
Plani zhvillimor urban i Kamenicës
Plani Zhvillimor Urban i Kllokotit
Plani ZhvillImor Komunal i Novobërdës
Plani zhvillimor urban i Bostanit
Plani Zhvillimor Komunal i Ranillugut
Plani Zhvillimor Urban i Ranillugut
Plani zhvillimor Urban i Shtërpcës
Plani zhvillimor Komunal i Shtërpcës

Konsultimet Publike

Një aspekt i rëndësishëm i hartimit të planeve zhvillimore komunale mbështetet në përfshirjen e qytetarëve në procesin e hartimit. Kjo realizohet nëpërmjet organizimit të konsultimeve publike pas përfundimit të “kapitujve” kyç të planit zhvillimor komunal. “Qasja e forumit” mbështet komunat në mobilizimin e qytetarëve dhe në përgatitjen dhe moderimin e këtyre takimeve. Prapë vëmendje e veçantë i kushtohet pjesëmarrjes së përfaqësuesve të fshatrave në këto takime. Forumi i parë mbi planifikimin hapësinor është mbajtur në Nëntor të vitit 2011. Aplikimi i kësaj metodologjie tashmë ka treguar rezultate të dukshme. Të gjitha takimet kanë përfshirë mesatarisht 150 pjesëmarrës dhe kanë lejuar diskutime të drejtpërdrejta dhe shkëmbim të ideve në mes të qytetarëve dhe përfaqësuesve komunal.  Si rezultat i këtij suksesi, katër forume shtesë për planifikimin hapësinor u mbajtën në vitin 2012.

Siç është përshkrua më sipër, LOGOS-i thekson rëndësinë e përfshirjes së nivelit nën-komunal në vendimmarrje. LOGOS-i aktualisht është duke mbështetur komunat e saj partnere në miratimin e një rregulloreje nën-komunale, e cila, ndër të tjera, do të lejojë pjesëmarrje sistematike të fshatrave në procesin e vendimmarrjes rreth politikave komunale përkatëse, duke përfshirë planifikimin hapësinor dhe buxhetin.

Artikujt nga Gazetat

Kllokoti me plan për donatore e investitorë – Koha Ditore – 13.12.2012
Plani Zhvillimor Urban, Vlerësimi Strategjik Mjedisor për zonën kadastrale të fshatit Bostan – Novo Brdo/Novobërdë – 22.11.2012
LOGOS­i i bën Kaçanikun dhe Hanin e Elezit me rregullore për lokalitetet – Koha Ditore – 01.11.2012
Pijls: Ju vendosni si të jetë Ranillugu pas dhjetë vitesh – 2LONLINE – 01.11.2012
Zvicra e bën Kaçanikun me Plan rregullues urban – Koha Ditore – 16.10.2012
Mbahet debat me qytetarë për Planin Zhvillimor Komunal – Kamenicë/Kamenica – 10.10.2012
Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal – Novo Brdo/Novobërdë – 10.10.2012
Kamenica miraton Planin Rregullues Urban – Koha Ditore – 09.01.2012
Kamenica me vision zhvillimor dhe urban modern, Xhevdet Kallaba, albinfo.ch, 24.03.2011

Fotografitë përkatëse

[nggallery id=2]