Fushat Tematike
Çështjet ndër-sektoriale Artikujt nga Gazetat

LOGOS-I kontribuon në fuqizimin e qeverisjes lokale dhe në reformat e decentralizimit në komunat e Kosovës jug-lindore, kështu duke kontribuar në demokratizimin dhe pjesëmarrjen e qytetareve në një shtet dhe shoqëri multietnike.
Rezultati i projektit të LOGOS-it është që komunat partnere të zgjedhura të Kosovës Jug-lindore janë me të përgjegjshme, transparente, të drejta dhe efektive në qeverisjen lokale dhe janë në gjendje të ofrojnë shërbime për të kënaqur të gjithë qytetaret. Rezultati i këtij ndiqet përmes përqendrimit në këto tri fusha të punës

  1. Planifikim dhe Menaxhimi i Burimeve
  2. Administrata dhe shërbimet publike
  3. Kapitalizmi dhe përhapja e përvojave
Çështjet ndër-sektoriale

LOGOS-i ka tri çështje ndër-sektoriale: barazinë gjinore, qeverisjen e mire dhe nivelin nën – komunal.

Barazia gjinore është një brengë shumë e madhe për fazën e II-të të LOGOS-it. Angazhimi i femrave në proces te vendimmarrjes dhe buxhetim në nivel lokal është një parakusht për fuqizimin e tyre kuptimplotë. LOGOS-i përfshinë çështjet mbi barazinë gjinore duke i mbështetur qeveritë lokale në zbatimin në praktikë të Ligjit Mbi Barazinë Gjinore, në veçanti duke e inkurajuar pjesëmarrjen e grave në strukturat e nivelit komunal dhe nën-komunal, duke përfshirë gratë në trajnime, duke prezantuar elemente të analizave të barazisë gjinore në planifikim dhe buxhetim, dhe sensibilizimin e zyrtareve të qeverisjes lokale për çështjet gjinore.

Qeverisja e mirë është edhe një çështje tjetër e rëndësishme ndër-sektoriale, që i ka pesë dimensione të rëndësishme, përgjegjësinë, transparencën, pjesëmarrjen, jo-diskriminimin dhe efikasitetin. Këto parime kyçe janë të integruara në LOGOS, të cilat drejtpërdrejt fuqizohen përmes tri fushave kryesore të punës.

Niveli nën komunal është njëra nga tri çështjet ndër-sektoriale për LOGOS-i. Projekti siguron se prioritetet e nivelit nën-komunal janë marrë parasysh nga ana e komunave duke qenë pjesë e proceseve te tyre të planifikimit strategjik dhe buxhetimit.

Artikujt nga Gazetat

Helvetas: 17 Millionen Euro Hilfsgelder für die Kosovaren, albinfo.ch, 30.01.2012
Ndihma zviceraneTribuna, 27.01.2012
“Helvetas”: 17 milionë euro ndihma për kosovarët, Koha Ditore, 26.01.2012