LOGOS-i ka mbështetur në mënyrë aktive përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në nivel lokal. Prandaj, ftohen qytetarët t`iu bashkohen takimeve për planifikim hapësinor dhe buxhet në nëntë komuna partnere. Në dy komuna partnere, janë organizuar gjithashtu takime publike në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Në mënyrë që të vazhdohet me zbatimin e suksesshëm të këtyre llojeve të takimeve në të ardhmen, LOGOS-i ka miratuar dhe ka shpërndarë qasjen e forumeve.
Doracaku dhe udhëzimet për përmirësimin e takimeve publike dhe për pjesëmarrje aktive të qytetarëve
Përfshirja e qytetarëve në nivelin komunal |
Qasja e Forumit |
Përfshirja e qytetarëve në nivelin komunal
LOGOS-i ka aplikuar praktikën e konsultimeve në fushën e planifikimit hapësinor, menaxhimit të mbeturinave, buxhetit dhe menaxhimit të financave. Që nga viti 2011 në të gjitha komunat partnere janë organizuar disa takime.
Në fillim, një seri prej nëntë takimeve rreth buxhetit u zhvilluan në fund të vitit 2011. Këto takime publike për ekzekutimin e buxhetit janë mbajtur për të ngritur ndërgjegjësimin dhe transparencën e procesit të buxhetimit në mesin e qytetarëve. Në veçanti, qëllimi kryesor ishte që qytetarët të fitojnë njohuri më të gjera rreth ndarjes së buxhetit. Një tjetër qëllim i këtyre takimeve ishte ngritja e reagimeve dhe kontributit të qytetarëve rreth ekzekutimit të buxhetit komunal. Megjithëse takimet rreth buxhetit janë ndjekur nga një numër i ndryshueshëm i qytetarëve, në mes të 15 dhe 120, ato mund të cilësohen si qasje e suksesshme e cila siguron përfshirjen e qytetarëve. Një seri e re e takimeve mbi buxhetin është organizuar gjatë vitit 2012 dhe 2013.
Së dyti, takimet rreth planifikimit strategjik janë organizuar në gjashtë nga nëntë komuna partnere të LOGOS-it. Në secilën komunë, grupet punuese komunale janë themeluar për t’u konsultuar në çdo fazë të procesit të hartimit të planeve zhvillimore dhe urbane të komunës. Forumet e para mbi planifikimin hapësinor u mbajtën në Nëntor të vitit 2011. Aplikimi i kësaj metodologjie tashmë ka treguar rezultate të dukshme. Të gjitha takimet kanë përfshirë mesatarisht 150 pjesëmarrës dhe kanë lejuar diskutime dhe shkëmbime të drejtpërdrejta në mes të qytetarëve dhe përfaqësuesve të komunës së tyre. Si rezultat i këtij suksesi, që nga viti 2012 janë mbajtur më shumë forume për planifikim hapësinor.
Në komunat Hanit i Elezit dhe Viti, takime të veçanta publike janë organizuar për t`i ofruar qytetarëve mundësinë që të shprehin reagimet e tyre mbi planet e hartuar për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta. Rreth 110 njerëz morën pjesë, gjë që çoi në diskutime më të frytshme për disa aspekte të Planeve për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta. Rezultatet e këtyre diskutimeve janë marrë parasysh gjatë zbatimit të Planeve për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta.
Qëllimi i përgjithshëm që qëndron pas mundësimit të këtyre takimeve është përmirësimi i kënaqshmërisë së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes komunale. Siç mund të shihet në figurën e mëposhtme, janë gjetur rezultate të përziera. Edhe pse në disa komuna shkalla e kënaqshmërisë ka rënë, në komuna të tjera mund të shihet një rritje e konsiderueshme e përgjigjeve pozitive. Mesatarisht shkalla e kënaqshmërisë së qytetarëve mbetet e qëndrueshme, ku më shumë se gjysma e popullsisë mirëpresin pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimet e komunës së tyre. Vlen të përmendet se komunat në të cilat janë organizuar takime rreth planifikimit hapësinor kanë shfaqur rezultatet më të larta.
Figura 1. Përmirësimi i kënaqshmërisë së qytetarëve nga pjesëmarrja në procesin e vendimmarrjes komunale
Qasja e Forumit
Në vitin 2012 LOGOS-i ka miratuar një metodologji të re për organizimin e takimeve me qytetarët. E ashtuquajtura qasja e forumit mbështet komunat në ngritjen e mobilizimit të qytetarëve si dhe në përgatitjen dhe moderimin e takimeve në nivel komunal. Metodologjia e forumit lejon organizatorin të mbledhë më shumë qytetarë për t’u informuar mbi takimet rreth buxhetit që çon në pjesëmarrje më efektive. Vëmendje e veçantë i është dhënë pjesëmarrjes së nivelit nën-komunal, dhe përfshirjes së përfaqësuesve të fshatrave në takime.
Në mënyrë që të aplikohet qasja e forumit në mënyrë sa më efektive brenda komunave partnere të LOGOS-it, është hartuar një doracak i cili do të shërbejë në implementimin e seancave për pjesëmarrje aktive të qytetarëve.
Ky doracak i`u është dhënë komunave. Udhëzimet mbi rolet dhe funksionet e aktorëve kryesorë për përgatitje dhe implementim të seancave janë dhënë. Fokusi qëndron në rolin e moderatorit, të bashkë-moderatorit dhe trupit punues të banorëve të komunës, i quajtur gjithashtu “grupi operacional’. Një kapitull i dytë i është përkushtuar metodave për mobilizim dhe motivim të pjesëmarrësve potencial të forumeve. Metoda të ndryshme të rekrutimit janë përshkruar, dhe rekomandime janë dhënë për përdorimin e njoftimeve për shtyp dhe mënyrat e shpërndarjes së informacionit rreth takimeve.
Në mënyrë që të sigurohet cilësia e palëve të interesuara për udhëheqjen e forumeve komunale, LOGOS-i ka mbështetur dy trajnime për moderatorët dhe bashkë-moderatorët në fund të vitit 2011.