Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Krijimi i Vendeve të Punës

Synimi i rezultatit të tretë është që të punojë në anën e kërkesës dhe të ndikojë që bizneset dhe ndërmarrjet sociale në sektorët e synyar ekonomik të rrisin të ardhurat e tyre, investimet dhe të krijojnë vende të reja pune.

Kjo do të arrihet duke investuar nëpër kompani të përzgjedhura me potencial të madh të zhvillimit por edhe përmes rritjes së numrit të shërbimeve të reja biznesore që synojnë tregjet e orientuara drejt zhvillimit. Nëpërmjet këtyre ndërhyrjeve projekti do të punojë në promovimin e konkurrueshmërisë së bizneseve të cilat kanë nevojë të madhe për punëtorë të aftësuar me trajnime profesionale.

Projekti bashkëpunon me ofrues të shërbimeve biznesore, organizata biznesore, shoqata industriale dhe ndërmarrje nga nënsektorët e përzgjedhur,  siç janë prodhuesit e plastikës, metaleve, drurit dhe tekstilit si dhe ndërmarrjet ICT dhe BPO. 

Përveç kësaj, EYE përqendrohet në zhvillimin e ndërmarrjeve të qëndrueshme sociale. Projekti përpiqet që ta kuptojë skemën e ndërmarrësisë sociale në Kosovë dhe të krijojë mjete afatgjate të cilat përkrahin dhe përshpejtojnë ndërmarrjet në rrugën e qëndrueshmërisë dhe ndikimit në fushat përkatëse, përshirë ngritjen e kapaciteteve, kornizën ligjore dhe ngritjen e vetëdijes. Për të pasur një pasqyrë të zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Kosovë, lexoni një nga publikimet tona këtu

EYE e trajton problemin në kuadër të dy të arriturave:

Shërbime relevante, të reja të përballueshme dhe/ose të përmirësuara të biznesit janë në dispozicion të bizneseve të orientuara drejt zhvillimit

Ndërmarrjet sociale janë funkcionale duke shfrytëzuar modelet e qëndrueshme të biznesit

Veprimtaria

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë