Më 18 shtator 2014 gjatë ceremonisë së lansimit, DEMOS nënshkroi Memorandume mirëkuptimi me secilën nga 17 komunat e veta partnere, si dhe ndau grante për këto komuna për vitin 2015, në bazë të performancës së tyre. Gjithsej 806,500 Euro do të jenë në dispozicion për projekte komunale në vitin 2015. Komunat do të përdorin këto grante për punë, furnizime apo shërbime në fushat si menaxhimi i mbeturinave, hapësira publike, trafiku komunal, menaxhim financiar dhe demokracia lokale.