Menaxhimi i mbeturinave

DEMOS-i përkrah 8 komuna partnere në menaxhimin më efektiv të mbeturinave komunale. Asistenca kryesisht bazohet në kërkesat që vijnë prej komunave dhe orientohet në përkrahjen e vlerësimit të sistemit për menaxhimin e mbeturinave, planifikimit të menaxhimit të mbeturinave, sistemit efikas dhe efektiv të grumbullimit dhe transportit të mbeturinave, monitorimit të ofrimit të shërbimeve, mbledhjes së tarifave, zbatimin e gjobave dhe ndërgjegjësimin e publikut.