Hapësira publike

DEMOS-i përkrah 10 komuna partnere në fushën e hapësirave publike. Kjo përkrahje i dedikohet krijimit dhe ruajtjes më të mirë të hapësirave publike (parqeve, shesheve, ndriçimit publik, terreneve sportive dhe hapësirave tjera me shumë përdorime). Asistenca kryesisht bazohet në kërkesat që vijnë prej komunave dhe orientohet në përkrahjen e vlerësimit, planifikimit, monitorimit të ofrimit të shërbimeve, zbatimit të gjobave si dhe ndërgjegjësimit publik.