Grantet e performancës

Sistemi i granteve i bazuar në përformancë (SGBP)

Sistemi i granteve i bazuar në përformancë (SGBP) është një mjet që për çdo vit shpërblen komunat në bazë të performancës së tyre në fushën e menaxhimit financiar, shërbimeve publike dhe demokracisë lokale. SGBP-ja fokusohet në ofrimin e stimujve për komunat për të përmirësuar përformancën e tyre. Granti që një komunë partnere merr, ndërlidhet me performancën e saj: përformanca e mirë në fushën e hapësirave publike, trafikut komunal, mbeturinave, menaxhimit financiar dhe demokracisë lokale, shpërblehet me grante më të larta. Komunat mund të shfrytëzojnë grantin e bazuar në përformancë (SGBP) për punime, furnizime apo shërbime, në varësi të prioriteteve të tyre.

SGBP-ja është një qasje “në-sistem”, që do të thotë se matja e performancës komunale është e bazuar në të dhënat zyrtare nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Financave dhe nga Auditori i Përgjithshëm.

PBGS_AL

Sistemi i granteve i bazuar në Performance

     
       

Scorecards

Scorecards Scorecards Scorecards
 Gjakova Graçanica Hani i Elezit
Scorecards Scorecards Scorecards
 Junik Kacanik Kamenica
Scorecards Scorecards Scorecards
 Kllokot Lipjan Novobrdo
Scorecards Scorecards  Scorecards
 Partes Peja Prishtina
 Scorecards Scorecards Scorecards 
 Rahovec  Ranillug Shtime
Scorecards Scorecards  
Strpce Viti