Demokracia lokale

DEMOS-i punon për rritjen e llogaridhënies në mes të kryetarit të komunës, Kuvendit Komunal (KK) dhe qytetarëve si dhe focimin e sistemit demokratik. Në mënyrë që të arrihet kjo DEMOS-i përpiqet të balancojë fuqinë e legjislativit dhe ekzekutivit duke forcuar mekanizmin e llogaridhënies. Kjo qasje fuqizon këshilltarët e kuvendit komunal, përmirëson raportimin nga kryetari i komunës për këshilltarët e kuvendeve komunale dhe rritë transparencën e legjislativit ndaj qytetarëve.

Në këtë aspekt, DEMOS-i ofron asistencë teknike për Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF), komitetet për shërbime publike në 3 shërbimet e DEMOS-it (menaxhimin e mbeturinave, mobilitetin dhe hapësirat publike), bën trajnimin e këshilltarëve komunalë lidhur me rolin e tyre mbikëqyrës si dhe fuqizimin e grupit të grave të KK-së.

Sa i përket zhvillimit të mëtejshëm të demokracisë lokale dhe të drejtës së qytetarëve që të dëgjohen në nivel lokal, projekti do të praktikojë mekanizmat e demokracisë direkte në 2 komuna partnere të DEMOS-it.