Menaxhimi financiar

DEMOS-i përkrah 17 komunat partnere në zbatimin e proceseve të shëndosha të menaxhimit financiar dhe në përmirësimin e zbatimit të kornizës ligjore në menaxhimin e tyre financiar. Përkrahja e DEMOS-it do të fokusohet në zbatimin e rekomandimeve nga raportet e Auditorit të Përgjithshëm si dhe përmirësimin e vjeljes së ngarkesës vjetore të tatimit në pronë.