07.06.2019

Trajnim për zyrtarët e komunës: ”Rritja e zbatimit të rekomandimeve të auditimit”

Dje, si pjesë e programit të vet të trajnimit, projekti DEMOS filloi të realizojë serinë e trajnimeve dy-ditore mbi “Rritjen e zbatimit të rekomandimit të auditimit të jashtëm” për zyrtarët përkatës komunalë.

Ky trajnim veçantë synon forcimin e njohurive, aftësive dhe qëndrimeve të pjesëmarrësve në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të auditimit.

Sesioni i parë i trajnimit u mbajt më 6 dhe 7 qershor në Prishtinë, që mblodhi Udhëheqësit e Administratave, Financave dhe Auditorët e Brendshëm nga komuna të ndryshme në Kosovë.

Trajnimi dy-ditor përfundoi me ceremoninë e dhënies së certifikatave të pjesëmarrjes.

Gjatë muajve të ardhshëm, ky trajnim i veçantë do të realizohet për rreth 150 zyrtarë komunalë në Kosovë.

Programi i zhvillimit të kapaciteteve komunale, i zhvilluar nga DEMOS, synon të ndihmojë zyrtarët komunalë në përmirësimin e performancës në Qeverisjen Demokratike, Menaxhimin Komunal dhe në Transparencë dhe Integritet.

DEMOS është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe zbatohet nga Helvetas.