Njihuni Me Ekipin Tonë

Ekipi ynë i profesionistëve të ndryshëm të kualifikuar vazhdimisht shtyn veten për të mësuar dhe evoluuar. Ata kontribuojnë me njohuritë dhe praktikat më të mira në rrugën drejt zbatimit të suksesshëm të projektit tonë.

Norbert Pijls Drejtor i Projektit
tel: +383 38 517 715 ext: 103
Norbert Pijls Drejtor i Projektit

Norbert Pijls është Drejtor i Projektit DEMOS.

Norberti ka 20 vjet përvojë pune në fuqizimin e proceseve të qeverisjes lokale dhe decentralizimit në vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore prej të cilave 10 vjet në Kosovë. Ai ka punuar për organizata ndërkombëtare siç është VNG International (Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Asociacionit të Komunave Holandeze) dhe për Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë. Që nga janari i vitit 2010, ai ka punuar për Helvetas si menaxher i programit LOGOS dhe programit DEMOS në Kosovë. Norberti ka përvojë të gjerë në hartimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve të projektit në fushën e qeverisjes lokale. Ai ka punuar me një sërë partnerësh të zhvillimit ndërkombëtar siç janë SDC, BE, Matra dhe SIDA. Ai ka mbaruar studimet Bachelor në Shkencat Politike në Universitetin e Leidenit dhe studimet Master në Administratën Publike Krahasuese Ndërkombëtare nga Universiteti Erasmus Rotterdam. Norberti flet gjuhën holandeze, angleze, gjermane dhe shqipe, është adhurues i muzikës dhe kultivon një sasi të madhe të ushqimit të tij.

Ertan Munoglu Menaxher i Projektit
tel: +383 38 517 715 ext: 112
Ertan Munoglu Menaxher i Projektit

Ertan Munoglu punon me Helvetas që nga viti 2014.

Aktualisht ai është menaxher i projektit DEMOS. Ertani ka mbi 15 vjet përvojë pune në programet e bashkëpunimit zhvillimor me organizata të ndryshme ndërkombëtare siç janë Komisioni Evropian, GIZ, UNDP, etj. Përvoja e tij përfshin punën me qeverisjen lokale, reformën e administratës publike dhe zhvillimin e shoqërisë civile në kontekstin e integrimit evropian. Ertani ka studiuar shkencat politike, studimet Master i ka kryer në fushën e Politikave Evropiane në Universitetin Sussex, MB.

Majlinda Jupolli Zëvendës Menaxhere e Projektit
tel: +383 38 51 77 15 ext: 110
Majlinda Jupolli Zëvendës Menaxhere e Projektit

Majlinda Jupolli iu bashkëngjit ekipit të Helvetas në vitin 2012.

Aktualisht ajo punon si Zëvendës Menaxhere e Projektit për Projektin DEMOS. Majlinda ka më shumë se 10 vite përvojë pune në programet e bashkëpunimit zhvillimor me ekspertizë tematike në qeverisjen lokale dhe decentralizim, financat komunale, ofrimin e shërbimeve lokale, transparencën dhe llogaridhënien. Majlinda ka mbaruar studimet Master drejtimi Studimet Ndërkombëtare Mjedisore nga Universiteti Norvegjez i Shkencave Jetësore dhe studimet Bachelor në Financa dhe Kontabilitet në Univerisitetin e Prishtinës.

Shpend Emini Zëvendës Menaxher i Projektit
tel: +383 38 517 715 ext: 114
Shpend Emini Zëvendës Menaxher i Projektit

Shpend Emini iu bashkua Helvetas-it në vitin 2020. Aktualisht, ai është duke punuar si Zëvendësmenaxher i Projektit për projektin DEMOS. Shpendi ka përvojë 20-vjeçare në menaxhimin e projekteve, zhvillimin e komunitetit, zhvillimin e shoqërisë civile dhe zgjedhjet. Para se t’i bashkohej Helvetas-it, ai punoi për Demokracinë për Zhvillim, një nga organizatat kryesore “think tank” që punojnë në fushën e demokratizimit dhe qeverisjes. Për dhjetë vjet ai punoi për Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC), nga të cilat tri vjet ndërkombëtarisht. Mes viteve 2014-2017, ai shërbeu si anëtar i Këshillit për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, duke përfaqësuar shoqërinë civile. Ai posedon diplomë baçelor në Shkenca Politike dhe Administratë Publike dhe është kandidat për master në Menaxhment.

Merita Barileva Senior Intervention Manager
tel: +383 38 51 77 15 ext: 113
Merita Barileva Senior Intervention Manager

Merita Barileva punon si Senior Intervention Manager për Projektin DEMOS.

Merita ka më shumë se 20 vjet përvojë pune në fushën e zhvillimit në Kosovë. Ajo fillimisht ka punuar për shumë organizata ndërkombëtare, siç janë OXFAM GB për më shumë se 5 vjet, më pas vazhdoi të punojë për organizatat lokale si Organizata për Veprime Zhvillimore (ODA), Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).

E gjithë përvoja e saj ndërlidhet me mbështetjen e institucioneve publike për të përmirësuar qeverisjen, kësisoj në këtë dimension, përvoja e saj ndërlidhet më shumë në punën me nivelin lokal për të rritur transparencën, pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes, llogaridhënien etj.

Merita i është bashkangjitur ekipit të Helvetas në vitin 2006, e angazhuar fillimisht si zyrtare për projekte kombëtare. Ajo ka kryer studimet Master në “Zhvillimin Lokal dhe Shoqërinë Civile” nga Universiteti i Prishtinës, Departamenti i Shkencave Politike.

Ilire Daija Buza Senior Intervention Manager
tel: +383 38 51 77 15 ext: 109
Ilire Daija Buza Senior Intervention Manager

Ilire Daija Buza punon si Senior Intervention Manager për projektin DEMOS.

Ilirja ka më shumë se 15 vjet përvojë në fushën e qeverisjes së mirë, menaxhimin financiar publik në Kosovë. Ajo ka përvojë të gjerë me sektorin publik. Ajo ndihmoi në zhvillimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit përmes projekteve të ndryshme të financimit për më shumë se 10 vjet. Ajo kontribuoi në rritjen e transparencës dhe efektivitetit, përmirësimin e kontrolleve të brendshme dhe mjeteve të analizës, menaxhimin e projekteve dhe zhvillimin e marrëdhënieve me akterë të ndryshëm. Para kësaj, përvoja e saj e punës bazohet në një histori të detyrave operacionale dhe mbikëqyrje të fondeve të donatorëve. Ajo ka diplomë Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti Sheffield, MB dhe diplomë Bachelor në Fakultetin Ekonomik, Menaxhment dhe Informatikë, Prishtinë, Kosovë.