Donatoret & Partnerët Zbatues

Donatori

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) së qeverisë zvicerane për bashkëpunim ndërkombëtar. SDC është përgjegjëse për bashkëpunimin zhvillimor me Jugun dhe Lindjen, bashkëpunimin shumëpalësh si dhe për ndihmën humanitare të Zvicrës.

Duke filluar me ndihmë humanitare në vitin 1998, bashkëpunimi i Zvicrës me Kosovën gjithnjë e më shumë është zhvendosur në mbështetjen e proceseve të tranzicionit. Qëllimi i përgjithshëm i programit zviceran është të kontribuojë në përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve rajonale dhe evropiane, shoqërisë paqësore dhe kohezive, duke siguruar qasje gjithëpërfshirëse në shërbimet esenciale, sundimin e ligjit dhe një ekonomi sociale të tregut.

https://www.eda.admin.ch/pristina


 

Objektivi i përgjithshëm i bashkëpunimit suedez për reforma në Kosovë është lehtësimi i integrimit në BE dhe zhvillimi i ekonomisë së tregut, për të përmirësuar kushtet e jetesës të njerëzve dhe për të reduktuar varfërinë. Mbështetja ka fokusin në reforma dhe në forcimin e institucioneve publike, mbështetjen dhe kontribuimin për një shoqëri civile pluraliste, barazinë gjinore dhe respektimin e të drejtave të njeriut si dhe zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor. Suedia është një prej pesë donatorëve më të mëdhenj në Kosovë.

https://www.swedenabroad.se/en/embassies/kosovo-pristina/

https://twitter.com/SwedeninKosovo

https://www.instagram.com/swedeninkosovo/

https://www.facebook.com/EmbassyofSwedeninPristina/


 

Norvegjia

Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë u hap në Tetor 2008. Ambasada është gjithashtu e akredituar në Republikën e Shqipërisë.

Bashkëpunimi për Zhvillim

Norvegjia i ka ofruar ndihmë të gjerë për zhvillim Kosovës që nga fundi i viteve 1990. Ndërsa pjesa më e madhe e ndihmës ka qenë e natyrës humanitare, në lidhje me ndërtimin pas luftës në Kosovë në vitet 1998-99, Norvegjia që nga atëherë ka mbështetur aktivitetet në kuadër të arsimit, luftimit të korrupsionit, sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë, integrimit evropian, krijimit të vendeve të punës, mbrojtjes së mjedisit, sigurisë dhe mbrojtjes, paqes dhe pajtimit, të drejtave të njeriut, mediave të pavarura, kulturës dhe artit. Ndihma norvegjeze ka luajtur një rol të veçantë në përmirësimin e gjendjes së minoriteteve, grave dhje të rinjve.

Sot, ndihma norvegjeze për zhvillim në Kosovë është e orientuar në këto fusha: zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe shoqëria civile.

https://www.norway.no/en/kosovo/

https://www.facebook.com/NorwayinKosovo

Marrëveshje për grant


 

Partneri Zbatues

HELVETAS Swiss Intercooperation është një nga organizatat më me përvojë dhe më të mëdha të zhvillimit në Zvicër. Helvetas përpiqet për një botë më të drejtë në të cilën çdo person mund të përmbushë nevojat e veta themelore. Ne mbështesim gratë dhe burrat për të marrë përgjegjësinë për përmirësimin e jetesës së tyre në një mënyrë të qëndrueshme dhe duke punuar së bashku si partnerë.

www.helvetas.com