Politikat

DEMOS mbështet hartimin e ligjeve, politikave dhe programeve të reformave për të adresuar pengesat kryesore të politikave për një qeverisje efektive të decentralizuar.

Qeverisë qendrore do t’i ofrohet asistencë teknike për kryerjen e analizave të detajuara, zhvillimin e opsioneve të politikave, dhënien e këshillave të politikave dhe koordinimin me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) dhe akterët e tjerë të ngjashëm.