MENAXHIMI I KOMUNAVE

DEMOS mbështet komunat që të aplikojnë praktika të shëndosha të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe financiare.

Përmes mekanizmave të vet kryesor, Grantit të Performancës dhe asistencës teknike, DEMOS ofron mjetet dhe metodologjinë në dispozicion për komunat të cilat tematikisht janë të lidhura me dobësitë e zbuluara në analizat vjetore të të dhënave të performancës.