Menaxhementi i Helvetas Swiss Intercooperation viziton projektet në Kosovë

Nga 20 deri më 22 prilli i vitit 2016, menaxhmenti i Helvetas Swiss Intercooperation (HSI) ka vizituar projektet e Helvetas Swiss Intercooperation të cilat implementohen në Kosovë. Delegacioni i udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv i Helvetas, Z. Melchior Lengsfeld, vizitoi qytetin e Prishtinës, Kamenicës, Novobërdës si dhe atë të Graçanicës.

 

Delegacioni i HSI së Zvicrës u takua me partnerët më të rëndësishëm të 3 projekteve që HSI është duke i implementuar në Kosovë, atë të DEMOS, EYE dhe S4RE. Delegacioni u takua me zyrtar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC) në Kosovë, duke përfshirë edhe drejtorin Z. Patrick Etienne. SDC është duke financuar dy projekte, atë të DEMOS dhe EYE. Në mesin e partnerëve të vizituar të tri projekteve ishin: Mimoza Kusari – Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës, Begzat Sinani, Kryetar i Komunës së Kamenicës; grupet e grave të përfshira në kompaninë e rrobaqepësisë Er-Rosi dhe Arva; Malësia, biznesi i grumbullimit të qumështit, i themeluar përmes remitancave; një grup i të rinjve, M-net, Benovete – si qendër inovative e komunitetit, dhe Qendra për Këshillim në Karrierë në Prishtinë, që është themeluar së fundmi nga Komuna e Prishtinës.

 

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite u organizua edhe një tryezë e rrumbullakët mbi zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen me palët kyçe të interesit nga sektori publik dhe privat, si dhe akterët e tjerë të rëndësishëm që janë aktiv në zhvillimin, qeverisjen dhe çështjet e tregut të punës.

 

Z. Heini Conrad, Drejtor i HSI në Kosovë theksoi rëndësinë e kësaj vizite të delegacionit të lartë nga Zvicra si dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të HSI dhe Qeverisë së Zvicrës për zhvillimin rural në Kosovë.

 

Gjatë vizitave në terren, delegacioni i Helvetas Swiss Intercooperation mori informata të sakta mbi progresin dhe ndikimin social të projekteve zhvillimore të Helvetas në Kosovë, duke vënë në pah shërbimet dhe programet e ndryshme që janë dizajnuar të ofrojnë zgjidhje më të mira në menaxhimin e komunave, krijimin e të hyrave dhe punësimit në sektor të ndryshme.

 

Prishtinë/Pristina, 25.04.2016

123