Grantet e performancës

Grantet e Performancës 2015

DEMOS-i nxitë perfromancën e mirë të komunave përmes granteve. Ceremonia vjetore për  ndarjen e granteve të bazuara në performance është mbajtur më 22 shtator. Pesëmbëdhjetë komunave partnere të DEMOS-it u janë ndarë grantet. Gjithsej shuma e granteve ishte afër 1 milion euro. Alokimi i këtyre granteve është bazuara në skemën e DEMOS-të për grante të bazuara në performancë. Për alokimin e këtyre granteve janë përdorë të dhënat nga sistemi për Menaxhimin e Performancës i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Departamenti i tatimeve në Ministrinë e Financave dhe Raporti Vjetor të Adutimit të Komunave i Auditorit të Përgjithshëm.

Ceremonia e lansimit të DEMOS

Më 18 shtator 2014 gjatë ceremonisë së lansimit, DEMOS nënshkroi Memorandume mirëkuptimi me secilën nga 17 komunat e veta partnere, si dhe ndau grante për këto komuna për vitin 2015, në bazë të performancës së tyre. Gjithsej 806,500 Euro do të jenë në dispozicion për projekte komunale në vitin 2015. Komunat do të përdorin këto grante për punë, furnizime apo shërbime në fushat si menaxhimi i mbeturinave, hapësira publike, trafiku komunal, menaxhim financiar dhe demokracia lokale.