Për ne

Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave – (DEMOS) është në ballë të fushës së Qeverisjes Demokratike dhe Decentralizimit në Strategjinë për Bashkëpunim 2013-2016 të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim me Republikën e Kosovës.

DEMOS-i përkrah komunat në arritjen e përmirësimeve të dukshme dhe të prekshme në ofrimin e shërbimeve të tyre për qytetarët nëpërmjet linjave të mëposhtme të ndërhyrjes:

  • Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike në fushën e hapësirave publike, trafikut komunal dhe menaxhimit të mbeturinave;
  • Përmirësimi i menaxhimit financiar dhe transparencës;
  • Përmirësimi i demokratizimit të pushtetit lokal dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje;
  • Kontribuimi drejt një kornize të përmirësuar dhe më të harmonizuar të politikave për qeverisjen lokale.

Shtrirja gjeografike

Projekti DEMOS punon me 17 komunat partnere të cilat janë të grupuara në tre rajone të ndryshme: në Kosovën perëndimore, qendrore dhe lindore, me një mbulim prej rreth 40% të popullsisë së Kosovës (përafërsisht 700,000 qytetarë).

ShtrirjaGjeografike